E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST, 20 milionë USD për Qendrën Dispeçer

Kompania italiane ABB ka marrë përsipër të ndërtojë Qendrën Kombëtare Dispeçer, e cila do të shtrihet në zonën e Kasharit, pranë Tiranës. Marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Koperacionit Italianit për financimin e këtij projekti ka mundësuar nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e Qendrës Dispeçer. Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OST, Ymer Balla, thotë për "Shqip" se Qendra Dispeçer do të shërbejë për ndërrimin e linjave në raste avarish, si dhe kontrollin e hidrocentraleve. Një ditë më parë qeveria miratoi fondin 52487020 lekë, i cili do të shërbejë për shpronësimin e atyre pronarëve në tokat e të cilave do të ndërtohet objekti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›