"Kavajë, përleshja në burg për faj të policisë"
TIRANE - Sektori i edukimit, siguria jo e përshtatshme në burg dhe niveli jo i kënaqshëm i policisë së burgut të Kavajës, ishin tre shkaqet kryesore që sollën përleshjen e të gjithë të miturve të burgosur, në burgun e Kavajës më datë 7 prill. Me këtë përfundim ka dalë Avokati i Popullit, pasi Ervin Karamuço, kreu i Parandalimit të Torturës në këtë institucion së bashku me përfaqësues të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës vizituan burgun e Kavajës pas ngjarjes së rëndë. Sipas Karamuços shkaku kryesor që solli përleshjen e 16 të miturve, ishte mungesa e një shërbimi edukimi të aftë për të vlerësuar raportet konfliktuale dhe për t'i zgjidhur ato me programe dhe metoda të caktuara. Po kështu sipas tij në burg mungon trajtimi i stafit policor për të parandaluar raste të tilla edhe pse kanë qenë në dijeni për ngjarjen nuk kanë bërë asnjë plan masash; heqja sa më parë e të gjitha objekteve që mund të përdoren si mjete dhune brenda ambienteve të burgut; përforcimi i dyerve të sigurisë; si dhe transferimi i personave që kanë mbushur moshën 18 vjeç. fa.ma.