E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavani: Dua titullin kampion me Napolin

Edison Kavani është një nga ata që nuk të fal kur vjen puna për të ndëshkuar keqazi kundërshtarët. Sezonin e shkuar tre golat e tij i provoi në shpinë Juventusi, kësaj radhe u takoi kuqezinjve të Milanit që të dalin duarbosh nga “San Paolo”. “Që kur kam qenë fëmijë më kanë mësuar gjithmonë që të ëndërroj suksesin dhe të përpiqem që ta arrij atë. Do të jepja gjithçka për të fituar titullin kampion në Itali me Napolin edhe pse e di se do të jetë shumë e vështirë. Këtë fitore ua kushtoj tifozëve tanë të mrekullueshëm sepse e meritojnë” deklaroi Kavani. Napoli, aktualisht, mban kreun e renditjes pas dy javëve së bashku me Juventusin, Udinezen dhe Kajliarin. Sfida e radhës për ta do të jetë ditën e mërkurë në Verona ku do të ndeshen me Kievon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›