E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditet FIFA, tjetër komitetas nën akuzë

Presidenti i Federatës së Tajlandës, Voravi Makudi ka përvetësuar 860 mijë euro nga një donacion i FIFA-s për t’i investuar në një truall personal

FIFA nuk gjen qetësi dhe vazhdon të përballet me skandale të njëpasnjëshëm që gjatë këtij viti kanë tronditur nga themelet qeverinë botërore të futbollit. Voravi Makudi, president i Federatës së Tajlandës dhe njëkohësisht anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s akuzohet për korrupsion, pasi mediat gjermane dhe më pas ato britanike kanë publikuar fakte, se ai ka investuar 860 mijë dollarë amerikanë për të ndërtuar një kompleks sportiv në pronën e tij. Shuma e madhe e parave ishte dhënë nga FIFA në një program opër zhvillimin e futbollit në Tajlandë, por Makudi e kishte shpenzuaer atë për përfitime personale. Kjo gjë ka përplasur tjetër skandal në qeverinë e futbollit botëror, e cila është përballur me shumë akuza për korrupsion të anëtarëve të saj më të lartë. Gjithsesi, presidenti federatës tajlandeze ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke bërë të ditur se e gjithë kjo është bërë për të njollosur emrin e tij. Makudi ka dalë përpara mediave duke thënë se disa persona kanë dërguar në gazetat më të mëdha gjermane dhe britanike një letër të mbushur me akuza të pabaza. Për momentin FIFA nuk ka bërë asnjë koment, por mediat tajlandeze shprehen se institucioni më i madh i futbollit do të nisë një hetim ndaj Voravi Makudi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›