Vuçiniç: Të qëndrojmë me këmbë në tokë
Sulmuesi i ri i Juventusit, Mirko Vuçiniç, ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të mos përfshihen nga euphoria pas fillimit mbresëlënës në sezonin e ri në Serie A. Bardhezinjtë i kanë fituar të dyja ndeshjet e para në kampionatin italian, ndërkohë që rivalët e drejtpërdrejtë, si Milan, Inter e Roma, kanë dështuar ta bëjnë këtë. “I kemi fituar dy ndeshjet e para, mirëpo duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë me seriozitet e përkushtim punën e nisur”, ka thënë Vuçiniç për faqen zyrtare të klubit. Ndeshjet e radhës në kampionatin italian zhvillohen në mesjavë, ndërsa Juventusi të mërkurën do të presë Bolonjan.