Kazinoja do të ndërtohet te “Taivani”

12/04/2005 Hyatt Regency Hotel&Tourism u shpall nga komisioni fitues i tenderit
Pas një jave vonese, kur vendimi duhej të jepej brenda ditës, Komisioni ka shpallur fituesin e pronarit të ardhshëm të kazinosë. Do të jetë kompania greke “Hyatt Regency” që do të mbajë për 15 vjet në dorëzim licensën e kazinosë së vetme në kryeqytet. Pas vlerësimit të ofertave, komisioni ka renditur të parën me 95.49 pikë “Hyatt Regency” dhe në vendin e dytë “Club Hotel Loutraki” me 90.93 pikë. Komisioni ka kërkuar shumë kohë për të vlerësuar ofertat e dy kompanive, duke shtyrë dy herë datën e dhënies së një përgjigje definitive. Përcaktimi i fituesit, ndryshe nga sa u deklarua se do të bëhej në praninë e medias, është lajmëruar me një deklaratë të thjeshtë për shtyp. Duket se pas debateve njëjavore, Komisioni ka pritur për një kohë të gjatë dhe firmën e ministrit të Financave, Arben Malaj, për të deklaruar fituesin. Kështu duket se kompania greke që ka në pronësi dhe një kazino në Selanik, do të hedhë në zbatim projektin e saj për kazinonë, për ndërtimin e së cilës do të investoheshin 12 milionë euro. Ndërkaq, kompania tjetër kishte prezantuar një projekt që kërkonte një investim prej 25 milionë euro dhe që do të bëhej në ambientet e hotel “Tirana”. Dy kompanitë i bënë të njohura projektet e tyre në fazën e dytë të tenderit, i cili u shoqërua dhe me debate të shumta mes dy subjekteve konkurruese. Gjatë prezantimit të planbiznesit të kompanisë “Club Hotel Loutraki SA”, përfaqësuesit e kompanisë “Hyatt Regency” ngritën pretendimin se, “Loutraki” nuk kishte bërë të njohur në fazën e parë se ishte pjesë e një kompanie të madhe “Cazino Austria International”, e cila kishte dhe një pjesë të konsiderueshme aksionesh dhe kishte në pronësi licensën ndërkombëtare për kazino. Në përfundim të prezantimit të planbiznesit të “Hyatt Regency”, ka ndodhur e njëjta përplasje, por këtë radhë kanë qenë përfaqësuesit e “Loutrakit” që kanë prezantuar një letër obieksioni kundër kompanisë “Hyatt”. Kështu në listën e pretendimeve, “Loutraki” përmendi faktin se, “Hyatt” nuk ka licensë ndërkombëtare për kazinonë dhe nuk duhej të ishte përfshirë në tender. Por kryetari i komisionit sqaroi se, ky pretendim bie, pasi ligji ndërkombëtar për tenderat për licensë kazinoje e pranon dhe licensën kombëtare. “Loutraki” pretendoi gjithashtu se, “Hyatt” i kishte shitur prej kohësh aksionet që kishte në “Grand Britan Hotel”, që është dhe një nga hotelet më të mëdha në Greqi. Ky fakt nuk u pranua nga “Hyatt”, e cila jo vetëm ka kundërshtuar, por ka kujtuar se kompania e tyre kishte depozituar prej kohësh 10 milionë dollarët si garanci në bankë, ndërkohë që “Loutraki” i kishte depozituar në momentet e fundit.
Si do të jetë kazinoja e ardhshme
“Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.”, ka bërë të ditur se për të ndërtuar kazinonë, në rast të një fitoreje të mundshme, do të shfrytëzojë 1600 metra katrorë brenda klub “Taivanit”, i cili ndodhet në mes të parkut “Rinia”. Kjo kompani ka sqaruar se dy aksionerë të mëdhenj të kësaj kompanie janë “Loutraki Hotel” dhe “Taivani shpk”. Kompania në fjalë është pronare e dy kazinove në Greqi, një prej të cilave në Selanik. Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë deklaruar se do të investojë 6 milionë euro në ndërtimin e kazinosë dhe 6 milionë euro të tjera për pajisjet dhe ky do të jetë investimi në fazën e parë. Kështu, kazinoja do të hapet me 20 tavolina dhe 220 zllot mashinë, duke menduar që të shtohen në fazën e dytë. Ndërkaq duket se kazinoja do të rigjenerojë 400 vende pune dhe do të bëjë të mundur trajnimin e të gjithë punonjësve. Projekti për kazinonë përfshin dhe ndërtimin e klubeve të natës, qendrave tregtare, dhomave të konferencave dhe të gjitha kushteve të tjera argëtuese të nevojshme për një kazino. “Ne nuk jemi si disa shoqëri që vijnë për të investuar me shumë premtime dhe largohen pa bërë asgjë dhe këtë e ka treguar praktika jonë e punës në Greqi”, ka deklaruar George Galanakis, drejtor i “Loutraki”. Sipas Galanakis, kompania ka eksperiencë në fushën e kazinove dhe për të qenë në rregull me të gjitha detyrimet e tyre karshi shoqërisë dhe ambientit, kompania do të ndryshojë komplet pamjen e parkut “Rinia”, duke e përshtatuar atë me kazinonë.
Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.
Hyatt Regency 51% aksioneve
Taivan shpk 49% aksioneve
Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.
Kazino te “Taivani Klub”
Investimi 12 milionë euro
Licensë kombëtare për kazino
Hapësira 1600 metra katrorë
20 tavolina, 200 zllot mashinë
Infrastruktura argëtuese për klientët
Klub nate
Dhoma konference
Qendër tregtare
Club Hotel Loutraki SA
Kazino te hotel “Tirana”
Investimi 3.1 miliardë lekë (25 milionë euro)
Licensë ndërkombëtare për kazino
Hapësira 1280 metra katrorë
20 tavolina, 220 zllot mashinë
4 dhoma të ndara VIP-ash
Qendër fitnesi
Pishina