Shqiptari ndalon vrasjen e greko- amerikanit

11/04/2005 Filadelfia/ Elaine Koutsoubos i kërkoi shqiptarit një vrasës me pagesë.Paguante 12 mijë dollarë.
Emigranti Jani Papa shpëtimtari Evangelos Koutsoubos
Shqiptari Jani Papa, është shpallur hero dite në Filadelfia të Amerikës. Ai ka prishur planet djallëzore plot dinakëri të një grekeje të pamëshirshme, e cila kërkonte të vriste bashkëshortin e saj, nëpërmjet një vrasësi me pagesë. E ndërsa guximi i shqiptarit është vlerësuar lart nga banorët e Filadelfias dhe autoritet policore të FBI-së, tani atij do ti duhet të mbrohet nga hakmarrja e fëmijëve të ish boses së tij greke, e akuzuar për konspiracion në vrasje.
Plani
Dinakëria tipike greke, është shpalosur haptas në një proces gjyqësor të bujshëm në qytetin e Filadelfias në Amerikë. Ndërsa guximi i rrezikshëm i një shqiptari, ka bërë të mundur shpërtim e një jete njeriu.
Grekja, Elaine Koutsoubos, kishte zgjedhur eliminimin fizik të bashkëshortit të saj, për të mbyllur një kapitull të gjatë sherresh mes tyre, përfshi probleme të shumta divorci. Plani i menduar prej kohësh në kokën e saj, do të realizohej përsosmërisht nga një killer i sprovuar, i cili duhej gjetur sa më parë.
Do të ishte guzhinjeri shqiptar, Jani Papa ai, i cili do të ndigjonte i habitur kërkesën e boses së tij për nevojën imediate të një vrasësi me pagesë.
“Më duhet një vrasës profesionist. Njeh ndonjërin”, këto kanë qenë fjalët e saj, të cilat kanë ngjallur panik tek emigranti shqiptar. Duke menduar se vrasja në një mënyrë apo tjetrën do të kryhej, për ta parandaluar këtë plan djallëzor, Papa, merr guximin ti drejtohet stacionit policor. Atje ai ka rrëfyer planin e boses Elaine Koutsoubos, e cila kërkonte të vriste bashkëshortin 82-vjeçar, Evangelos Koutsoubos.
Agjentët amerikanë kanë reaguar menjëherë pas informacionit, jo duke arrestuar zonjën Koutsoubos, por duke i përgatitur një kurth, me qëllim mbledhjen e provave, të cilat do ta gozhdonin më pas.
Shqiptarit Papa i është kërkuar nga policia kriminale amerikane që t’i prezantojë asaj “killerin” me pagesë i cili ishte gjetur nga ai. Në fakt ai ishte një detektiv policie.
Të nesërmen, Papa i tregon grekes se kishte gjetur dikushin për të kryer porosinë.
Ajo takohet me “killerin” të cilit gjatë bisedës, i jep të dhënat rreth burrit, dhe premton një pagesë prej 12 mijë dollarëve pas vrasjes.
Pasi kjo bisedë e regjistruar mes agjentit me mision sekret është dëgjuar nga shefat e tij, policisë si ka mbetur gjë tjetër, veçse të trokasë në derën e zonjës Koutsoubos për ta prangosur.
Më vonë është mësuar se çifti, megjithëse në moshë të madhe, ishin në mes të një procesi divorci në gjykatë, që nga viti 2003.Ajo tani ndeshet me mundësinë e dënimit me 20 vjet burg dhe pagimin e një gjobe 50 mijë dollarëshe.
Disa kohë më parë, çifti grek menaxhonte restorantin “Art Museum Restaurant & Pizzeria” në 24th Street pranë Fairmount Avenue.
Dëshmija para gjykatës
Jani Papa, disa ditë më parë, me ndihmën e një përkthyesi, i ka treguar gjykatës frikën dhe kërcënimet me të cilat është ndeshur pasi denoncoi në polici.
Ai ka treguar se vajza e boses e ka kërcënuar se do ta eliminonte fizikisht, pas arrestimit të nënës së saj për konspiracion në vrasje.
Papa me profesion guzhinjer, gjatë dëshmisë së tij deklaroi se “Vajza e boses më telefonoi duke më thënë: “ Ti je një i poshtër. Do të vras duke të shtypur me kamionin tim nëse të shikoj në rrugë.”
Duke vazhduar më tej shqiptari ka pranuar se ai ishte në rrezik. “Ndjehem shumë i frikësuar sepse unë i shpëtova jetën babait të saj, duke futur jetën time në rrezik”. Mendoj se kam bërë diçka të mirë për babain e saj.
Bashkëshortja e Papës, Mariola, do të thirrej në gjykatë si dëshmitare, pasi ajo kishte dëgjuar bisedën e burrit të saj me bosen greke.
“Ai ishte i tronditur shumë. Arrita të dëgjoja Elainën duke bërtitur dhe shprehur fjalë të rënda për burrin e saj”, ka thënë ajo. Më pas ajo tregoi se vajza e grekes gjatë bisedës ka thënë se do të vriste bashkëshortin e saj pasi i futi mamanë në burg. “Ai do ta paguajë këtë që bëri, pasi ma futi mamanë në burg për të gjithë jetën”.
Ndihmës prokurori lokal Assistant District Attorney, James Berardinelli, tha në lidhje me kërcënimet e bëra në adresë të Papës se “kërcënimet ishin direkte dhe të përsëritura, me qëllim të terrorizonin Jani Papën.
Tani nënë e bijë presin dënimet në lidhje me krimet e tyre, ku e para i ka rezervuar vetes një burgim të gjatë ndërsa tjetra, disa vjet burg për kërcënim ndaj shqiptarit.
Grekja Koutsoubos ka pranuar akuzat për dhënie ndihme në kryerjen e një vrasje, ndërsa vajza Tula Koutsoubos, nuk i ka pranuar akuzat për bërje të kërcënimeve terrorizuese.