Musho: Konsulli Tomas Vek ka qenë i dashuri i Irenës

11/04/2005 Biznesmeni: Kam ndihmuar shumë njerëy të marrin viza gjermane
Tomas Veck ish konsulli gjerman në Tiranë ka qenë i dahsuri i Irena Selit. Eshtë ish-bashkëshorti i 39-vjeçares së zhdukur që bën një deklaratë të tllë. Kam ndihmuar, thotë Musho shumë njerëz, që të marrin viza gjermane, mes tyre dhe politikanë të majtë e të djathtë. Deklaratat më të fundit bashkëshorti i Irenës, i bën nga Gjermania, ku ka mbërritur pak ditë më parë. Hetimi ndërkohë nuk ka mundësuar një adresë që të saktësojë diçka për Irenën. Zyrtarisht akuza ka pohuar se Irena Seli është e zhdukur.
Keni pasur miqësi me ambasadën gjermane?
Unë në ambasadën gjermane kam hyrë që në vitin 1995 dhe i kam mbajtur lidhjet gjithnjë, madje dhe tani. Në raste e festa të ndryshme, ne ishim të ftuar, unë dhe ime shoqe. Te lavazhi im vinin shume makina të ambasadës.
Po me Tomas Veck, ish-konsullin, jeni njohur ju dhe ish-gruaja juaj?
Tomas Veck ka qenë i dashuri i gruas sime, Irenës. Ai ka ardhur në Shqipëri në fund të vitit 2001, ndërsa me Irenën kanë krijuar lidhje në qershor të vitit 2002. Unë kam prova filmike që vërtetojnë marëdhënien e tyre.
Keni nxjerrë viza në ambasadë?
Po kam nxjerrë disa viza por jo për vete, se nuk kisha nevojë. Kam ndihmuar shumë vetë, duke përfshirë këtu dhe politikanë, të majtë e të djathtë. Shkoja me ata që kishin nevojë në ambasadë dhe u thoja miqve të mi që ti ndihmonin. Kështu ata merrnin vizën.
Çfarë provash të tjera keni që vërteton lidhjen e diplomatit me gruan tuaj?
Shumë mesazhe telefonike dhe kaseta. Edhe prokuroria duhet ti ketë këto gjëra, që janë zbuluar gjatë hetimit.
Ju do të vini sërish në dispozicion të prokurorisë?
Unë kam ardhur njëherë dhe do të vij përsëri nëse prokuroria kërkon të më pyesë për çështjen. Në Shqipëri do të kthehem dhe emrat që kam përmendur do i denoncoj në prokurori e polici për veprimet e paligjshme që kanë bërë
Verifikimet e prokurorisë në Itali
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka verifikuar edhe një nga vendet e dyshuara se mund të fshihej Irena Seli, nëse është gjallë. Por, edhe aty nuk është gjetur ndonjë gjurmë e saj. Seli, e cila rezulton e zhdukur që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar, dyshohej se mund të ishte strehuar në Itali me ndihmë të një të njohuri të saj. Nga verifikimet e kryera dhe marrja në pyetje e të afërmve të saj, Prokuroria kishte hedhur dyshimet se ajo mund të ishte strehuar në Itali nga ish-konsulli i ambasadës gjermane në Tiranë, Tomas Vek, i cili tashmë është me detyrë si diplomat në ambasadën gjermane në vendin përtej Adriatikut. Kjo, pasi hetuesit kishin marrë informacione se ajo kishte miqësi me të, gjë që konfirmohej edhe nga dy dërgesa valute në formë dhurate, që ish-konsulli i kishte përcjellë djalit të Irenës, Brunos. Por, nga verifikimet e kryera në rrugë zyrtare, është konkluduar se Irena nuk ndodhej as aty.
Vek firmosi 2000 vizat e anuluara të shqiptarëve
Ministria e Jashtme e Gjermanisë vendosi vitin e kaluar anulimin e 2000 vizave Shengen të marra nga shqiptarët në ambasadën gjermane në Tiranë. Lajmi u bë publik nga mediat gjermane, të cilat theksonin se federalët kishin filluar hetimin ndaj disa diplomatëve gjermanë, ndërmjet tyre edhe ish-konsulli gjerman Tomas Vek, i cili u largua nga detyra. Po sipas mediave gjermane, në fillim të korrikut të vitit të kaluar, Ministria e Jashtme e Gjermanisë vërtetoi raportimet e të përjavshmes "Der Spiegel" për abuzime në dhënien e vizave për shqiptarët, në ambasadën e Tiranës. Në të përditshmet gjermane thuhej se, Ministria e Jashtme kishte pohuar që të gjithë ata punëtorë të ambasadës së Gjermanisë, për të cilët do vërtetohet që janë të implikuar në skandalin në fjalë, duhet të llogarisin, jo vetëm pasojat profesionale, por edhe “hapa të drejtësisë”. Gjithçka ka nisur pas një denoncimi anonim. Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte dërguar një Komision të posaçëm në ambasadën e Gjermanisë në Tiranë. Komisioni në fjalë kishte mundur të konstatojë, që ka patur raste korrupsioni, shërbimesh miqësore apo edhe lëshime të rënda profesionale. Pas këtyre rasteve, Ministria e Jashtme e Gjermanisë mori vendimin që disa punëtorë të saj pranë ambasadës në Tiranë t'i kthejë prapa në Gjermani, apo edhe t'i pezullojë. Në mediat gjermane u tha, se ndër diplomatët që u morën nën hetim nga federalët, ishte edhe konsulli gjerman Tomas Vek.
15 dhjetor 2004
Irena Seli dhe burri i saj, Agim Musha, pronar i kompleksit “Bruno”, nisen në një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri. Ata udhëtojnë me makinën e tyre deri në Itali, ndërsa marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës.
16 dhjetor 2004
Personeli i Portit të Durrësit vulos pasaportat e dy bashkëshortëve, të cilat mbërrijnë në Durrës. Agim Musha thotë se, gruaja është larguar në këtë moment, pasi e kishte lënë te makina.
20 dhjetor 2004
Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musha paraqitet në Komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes. Policia fillon veprimet e para të hetimit, pyetet paraprakisht Agim Musha për rrethanat e ngjarjes.
23 dhjetor 2004
Pasi mësojnë se bashkëshorti i Irenës ishte larguar në Gjermani, familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjarjen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt.
12 janar 2005
Pas disa hetimeve paraprake, policia e Komisariatit numër 2 në kryeqytet ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi.
16 janar 2005
Agim Musha nga Gjermania, thotë se zhdukja e Irena Selit ka qenë një ngjarje dhe një inskenim i planifikuar prej saj. Musha e akuzon ish-gruan e tij për lidhje intime me një punonjës të policisë.
18 janar 2005
Merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje ndaj Agim Mushës, ndërsa thonë se ai është larguar në Gjermani, pa mësuar asgjë për të shoqen.
19 janar 2005
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij institucioni thonë se dosja ka vetëm tri prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar.
21 janar 2005
Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kthehen nga qyteti i Durrësit pa arritur të marrin një konfirmim, nëse Irena ka mbërritur aty apo jo. Vërtetohet fakti se, pasaportat e udhëtarëve janë vulosur në traget.
22 janar 2005
Njëri prej udhëtarëve të ardhur nga Italia në datën 16 dhjetor, emri i të cilit ndodhet në të njëjtën listë me Agim Mushën dhe Irena Selin, thotë se nuk ka udhëtuar në një traget me gruan e zhdukur dhe burrin e saj.
23 janar 2005
Sekuestrohet në Durrës dokumentacioni i udhëtimit të pasagjerëve me tragetin “Venezia” të linjës Trieste-Durrës. Fotografohen ambientet e tragetit, me qëllim përcaktimin e saktë të pozicionit të udhëtarëve që kanë qenë në afërsi të kabinës dhe vendqëndrimit në traget të Agim Mushës dhe Irena Selit.
24 janar 2005
Grupi hetimor në Durrës deklaron se policia italiane e Triestes dhe kompania e udhëtimit, konfirmojnë se Irena Seli ka hipur në traget dhe se emri i saj gjendet në listat e pasagjerëve.
25 janar 2005
Motra e Agim Mushës, Drita, pohon për gazetën “Metropol” se, Irena Seli kishte filluar të kërkonte azil në Amerikë. Në funksion të këtij qëllimi, Irena kishte bërë një kallëzim në Prokurori për kërcënim, por kishte marrë edhe dokumente që “vërtetonin” keqtrajtimet dhe ndjekjen e saj nga policia.
2 shkurt 2005
Agim Musha kthehet nga Gjermania bashkë me të birin dhe merren në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
3 shkurt 2005
Prokuroria bllokon pasaportat e Agim dhe Bruno Mushës, që të mos udhëtojnë jashtë Shqipërisë.
19 shkurt 2005
Prokuroria vendos që t’i japë pasaportën Bruno Mushës, i cili niset sot për në Gjermani, në shkollë.
4 prill 2005
Agim Musho merr pasaportën nga prokurroia dhe udhëton për në Gjermani
Personi që bëri thirrje nga SHBA anonim
Duket se e vetmja shpresë e hetimit lidhur me zhdukjen e Irena Selit mbetet identifikimi i personit që i ka kryer thirrje Mushos nga SHBA-ja. Sipas burimeve të Prokurorisë, janë kryer të gjitha verifikimet e mundshme dhe nuk ka asnjë provë që të vërtetojë nëse Irena është gjallë apo ka vdekur. Burimet e Prokurorisë thonë se pas identifikimit të personit që i ka kryer thirrje telefonike Mushos nga Amerika, ngjarja do të qartësohet disi. Prokuroria i ka kërkuar drejtësisë amerikane që të mundësojë identifikimin e personit që ka kryer thirrjen. Pas këtij saktësimi, do të verifikohen lidhjet e tij miqësore e shoqërore. Nëse rezulton se ai ka lidhje të afërta me Mushon, atëherë do të lindin dyshimet se këto zile kanë qenë një inskenim i parapërgatitur i ish-bosit të kompleksit “Bruno”. Musho ka pohuar para hetuesve se nuk e njihte numrin që i kishte bërë disa herë zile, pak ditë pas zhdukjes së Irenës