E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kejsi në finale



Të shtunën në mbrëmje 19 shtete do të konkurrojnë për finalen e madhe të Eurosong, mes tyre rikthehet entuziasmi i shqiptarëve

Me një fustan tyli mjaft të shkurtër, mbrëmë ishte ngjyrë rozë, e cila mbështetej nga kërcimtarët, si krijesa të ëndrrave, njëri prej tyre i ngjashëm me një spiderman që fsheh fytyrën - është shfaqur Kejsi Tola në mbrëmjen e gjysmëfinales në Eurovizion 2009.

Ka pasur mjaft entuziazëm dhe ka reflektuar energji në këngë. Ka qenë ekzaltuese kur është përmendur mbrëmë emri i Kejsi Toles duke e cuar në finale e Eursongu-t Shqipërinë.

Me sa duket Kejsi vërtet e ka mbajtur publikun evropian në ëndrrat e saj, bashkë me tekstin e këngës “Më merr në ëndërr”! Me zë, Kejsi ka qenë mjaft e sigurt duke u vlerësuar për korrektësinë e saj, por duke lënë një përshtypje plot besim me publikun. Performanca koreografike e këngës shqiptare nuk ka kaluar pa kuriozitetin e medias. Autori i saj, Julian Bulku, është shprehur në Moskë se ka simbolizuar pritjen e Kejsit për princin e saj, të cilin nuk e ka ende përballë se ajo është ende e re dhe ende nuk e ka gjetur dashurinë e saj. Dhe vërtet mosha e re e Kejsit, më e reja në Eurosong 2009, nuk ka kaluar pa vëmendje duke shkaktuar tek publiku një inkurajim instiktiv për këngëtaren shqiptare, entuziazëm për stilin e saj performues.

“Go Kejsi” - ky ka qenë edhe komenti më i spikatur në forumin e Eurosong. Këngëtarja shqiptare që ka kënduar mbrëmë e 16-a ka pritur me ankth finalen. Performanca e saj është vlerësuar, pavarësisht komentit të takave, apo kërcimit. Është kompozimi që ka vendosur Kejsin përballë 18 konkurrentëve të tjerë.

“Më merr në ëndërr”, kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst të Agim Doçit, ka cekur skenën e Moskës në edicionin e 54-t të Festivalit Evropian ose siç e njohim zyrtarisht Eurovizion.

Në mbrëmjen prezantuese Kejsi është shprehur para medieve: “Muzika më jep forcë të brendshme, të cilën nuk e tregoj ndonjëherë në jetën time të përditshme, por është ndryshe në skenë”. Këto kanë qenë fjalët e pritjes së Kejsit, duke realizuar ëndrrën e saj për të kënduar në “Olimpiyski Indoor Arena” në Moskë.

Këngëtares shqiptare i ka rënë shorti për të kënduar mbrëmë me Lituaninë, Moldavinë, Ukrainën, Estoninë, Holandën, Francën, Rusinë, Gjermaninë, Spanjën dhe Anglinë. Për herë të dytë në historinë e Eurovision Song Contest, janë mbajtur dy gjysmëfinale për të vendosur për 25 vendet, të cilat do të jenë të përfaqësuara në natën finale. Të gjitha, 42 vende pjesëmarrëse, kanë pasur dy prova, kur në finale shkojnë 19 vende.

Ndërsa kanë kaluar automatikisht në natën finale pese shtete Franca, Gjermania, Rusia, Spanja, dhe Britania e Madhe që do të këndojnë të shtunën. Në konkurrimin e mbrëmshëm kanë qenë dhjetë shtete që u kualifikuan për mbrëmjen finale Azerbajxhani, Kroacia, Ukraina, Lituania, Moldavia, Danimarka, Estonia, Greqia dhe Norvegjia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›