E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kejsi, nesër do të debutojë



Nesër është 14 maj, dita kur i ka rënë shorti për t’u ngjitur në skenën e Eurosong-ut këngëtares shqiptare Kejsi Tola, me këngën “Më merr në ëndërr”, me kompozim të Edmond Zhulalit, dhe me numër rendor 16-të. Është prezantimi i gjysmëfinales. Ndërsa mbrëmë ka qenë nata e parë e parë e festivalit evropian, që këtë vit, sipas traditës, vendi organizator është kënga fituese e një viti më parë, pra në Moskë. Interesi i pjesëmarrjes shqiptare, siç është parë dhe nga forumi, ka qenë absolutisht më i madh në këtë vit, qyshkur automatikisht këngëtarja Anjeza Shahini i liroi një vend Shqipërisë, duke zënë vendin e shtatë në finale. Pritshmëria është po aq e madhe dhe për Kejsi Tolën, që të rikthehet shkëlqimi i parë i Shahinit. Ndërsa më 16 maj do të jetë nata final, ku do të garojnë për Eurosong 42 vende pjesëmarrëse. Si çdo vit edhe ky edicion është shoqëruar me “thashethemet” muaj më parë. Ajo që gjithsesi bëri bujë është lajmi se në festivalin e sivjetshëm, krahas Mila Jovovich, në skenë do të jetë edhe Dita von Teese, mbretëresha e burleskës, e cila do të paraqitet me përfaqësuesit e Gjermanisë, por edhe Elvis apo “kopja” e tij do të këndojë diçka për këtë rast solemn. Sa iu përket këngëve garuese, thuhet se Norvegjia është favorit! Eurosong prej vitesh është përballur me kritikat se po e zë kriza e famës, që ka pasur dikur. Kjo ka ardhur për shkak të cilësisë së dobët të paraqitjes së këngëve arsye pse është braktisur dhe nga “big”-ët evropianë. Gjithashtu pak më shumë kontrast në gjithë këtë debat është vota e “fqinjësisë”, për të cilën është folur pothuaj çdo vit, se favorizohen vendet fqinje, si dhe miqësitë mes vendeve madje shpesh janë konsideruar dhe votime politiko-gjeografike. Se çfarë do të ofrojë festivali i këtij viti, pritet të shihet më 16 maj kur do të shpallen fituesit, por dhe do të shikohet nëse optimizmi shqiptar do të ketë vend këtë edicion. Këtë vit shënohet edicioni i 54 të garës për këngën më të mirë evropiane, ndërkaq edicioni i parë i festivalit u mbajt në vitin 1956 në Lugano të Zvicrës.

Re.Ku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›