Kejti Holms, aktorja në kërkim të një roli si vampire
Nënë perfekte, bashkëshorte e adhurueshme dhe aktore, ende në kërkim të përmirësimit. Bëhet fjalë për Kejti Holms që për revistën “Elle”, rrëfen: “Është e vërtetë që për mua gjithçka rrotullohet rreth familjes dhe jam e lumtur për këtë. Por kjo nuk përjashton faktin se dua të jem edhe një femër e përkushtuar ndaj karrierës”. Për këtë arsye protagonistja bukuroshe e telefilmit kult “Dawson’s Creek” propozon: “Më jepni mundësinë të luaj rolin e një vapmpiri në film. Pas një peridhe qetësie si pasojë e martesës me aktorin Tom Kruis dhe rolit të madh si nënë, Kejti ndihet gati për t’iu rikthyer stilit të Hollivudit. Ajo propozon një ide: “Më pëlqejnë shumë filmat me vampirë dhe do të dëshiroja të interpretoja në një film të tillë. Sigurisht që edhe skenari duhet të jetë cilësor”. Ylli i kinemasë duket shumë e vendosur të ecë përpara si një grua e suksesshme në karrierë. “Dua të jem nënë dhe bashkëshorte, por dua të jem edhe e sukesshme në karrierë, për të shijuar më pas arritjet”,- shprehet Holms.
9 Tetor 2009