Rumunja Herta Muller “rrëmben” Nobelin në Letërsi
Autorja rumune me origjinë gjermane, Herta Muller, ka mposhtur të gjithë pretendët e shpallur paraprakisht nga mediat ndërkombëtare si favoritë për Çmimin “Nobel” në Letërsi, duke fituar trofeun e këtij viti, i cili do të shoqërohet pa dyshim, me shitje të mëdha të veprës së saj në të ardhmen, si dhe me një shumë financiare prej 10 milionë koronash suedeze që jepet si shpërblim Akademia e Nobelit. Motivimi i dhënies së çmimit shkrimtares rumune ka qenë “Për forcën e poezive dhe sinqeritetin e prozës.” Muller ka lindur në vitin 1953 në Nitzkydorf, një provincë me kulturë dhe gjuhë gjermane, e cila pas Luftës II Botërore i kaloi Rumanisë. Ajo është një shkrimtare që nëpërmjet letërsisë ka bërë opozicion kulturor ndaj regjimit të diktatorit Nikolai Çaushesku.
9 Tetor 2009