Shakira: “Me kalimin e viteve ndihem më seksi”
Ajo shfaqet gjithmonë e më e bukur e joshëse. Sekreti? Vitet që ikin, e bëjnë të ndihet e sigut në vetvete për fizikun dhe cilësitë e karakterit. Ajo do të vazhdojë të xhirojë videoklipe “të nxehta”, sepse ka fituar më shumë besim në vete pasi i ka mbushur të tridhjetat. 32-vjeçarja është e bindur se vetëbesimi i saj për të xhiruar skena seksi është pasojë e moshës. “Të gjithë kemi pasiguritë tona, mirëpo unë kam pasur ditë të tilla në vitet e mia të njëzeta të cilat nuk dua as t’i kujtoj. Tashmë ndihem më komode me trupin tim. Nuk do të bëja asnjëherë një klip të tillë si “She wolf” po të isha më e re”,- ka thënë këngëtarja, e cila prej vitesh përjeton një histori dashurie plot pasion.
9 Tetor 2009