E Diel, 1 Nëntor 2026

Kejti Perri, këngëtarja shfaq anën e errët seksi



Kur del në skenë, performon dhe këndon duke bërë të ëndërrojnë të gjithë fansat. Jashtë skenës transformohet për të sjellë një imazh të ri, më joshëse se kurrë më parë. Megjithatë këngëtarja Kejti Perri shfaqet tepër komode me këtë luk të ri, falë fotografit Gavin Bond, i cili me profesionalizëm sjell një variant seksi por edhe shumë “të errët”. “E pranoj se arrita të paraqes anën time më të errët”,- kështu shprehet Perri në lidhje me setin më të fundit fotografik, në të cilin bie në sy kasketa e zezë dhe veshjet intime që bëjnë mijëra meshkuj të humbasin arsyen. Në lidhje me thashethemet për flirte me Xhosh Groban, ajo thotë: “Më duket qesharake. Nëse të rastis të darkosh ose të jesh në të njëjtin restorant me dikë, i cili mund të jetë një mik i mirë apo ndonjë i njohur, mediat fillojnë e shpikin histori të ndryshme. Tashmë nuk më bën shumë përshtyje, gjithçka është e sajuar. Jam një tip që nuk e lë veten të lirë në takimin e parë. Kam karakter të fortë dhe jam krenare për këtë”.

28 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›