"Këkrojmë dorëheqjen e rektorit Shaska"
Kërkohet dorëheqja e rektorit të universitetit të Vlorës Tanush Shaska. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka mbështetur dje publikisht studentët grevistë të universitetit të Vlorës duke përkrahur nismat e tyre lidhur me mjetet demokratike që përdoren për të gjetur të drejtën. Sipas kreut të zyrës së konsumatorëve Altin Goxhaj studentët nuk duhet të stepen apo të "gënjehen" derisa të kenë arritur qëllimet e tyre. Madje në këtë grevë duhet të bashkohen edhe ata studentë të cilët në bazë të listave të Agjencisë së Pranimeve të Rezultateve në Arsimin e Lartë janë shpallur fitues dhe nuk pranohen në auditorët e universitetit të Vlorës duke u përqeshur me nota sarkazmi nga stafi pedagogjik i këtij institucioni. Për më shumë Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka kërkuar shkarkimin e rektorit të universitetit të Vlorës Tanush Shaska. Sipas ZMK-së rektori ka thyer të gjitha rregullat, udhëzimet dhe urdhrat e Ministrisë së Arsimit, madje dhe vetë Ministrit kështu ajo që duhet të bëjë në këto kushte është largimi, dorëheqja e parevokueshme. Sakaq, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj, i ka kërkuar ministrit të Arsimit shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Vlorës. Deklarata erdhi pas hyrjes në ditën e 5-të të grevës së studentëve të Universitetit "Ismail Qemali" të cilët ende nuk kanë marrë një zgjidhje për diplomat e tyre.
Ndërkohë studentët në grevë vijojnë të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Ata theksojnë se nuk dalin nga greva, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tyre, pa marrë diplomat. Nga ana tjetër, studentët me mesatare nën 6-të, që presin të regjistrohen ende s‘kanë marrë asnjë përgjigje pozitive. Ndërsa kanë konfirmuar se do t‘i bashkohen grevës së studentëve të juridikut në rast se nuk marrin një përgjigje nga Rektorati.
L.Mixha