E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahin policët e patrullës, pranga

Qëllojnë me grushte dy efektiva të patrullës së policisë, prangosen dy të rinj tropojan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të enjtes, në qendër të qytetit të Bajram Currit, kur gjatë kontrollit të policisë shtetasit me iniciale S. L. dhe B. O., përkatësisht 31 dhe 32 vjeç, janë konfliktuar me postbllokun e policisë. Dy të rinjtë, pasi kanë refuzuar urdhrin e dy uniformave blu për t‘u nënshtruar kontrollit, i kanë goditur ata me grushte dhe shkelma. Policët e sulmuar kanë njoftuar komisariatin dhe menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi i gatshëm, i cili ka bërë ndalimin në kushtet e flagrancës të dy të rinjve. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Kukësit bëjnë të ditur se ndaj dy të rinjve tashmë ka nisur procedimi penal dhe grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga burime jozyrtare mësohet se policia ka pasur qëllim të kontrollojë për armëmbajtje, por zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e vërteta të konfliktit të krijuar mes dy të rinjve dhe efektivave të policisë. Su. Di.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›