Kelmend, vula lë pa certifikata 3.500 banorë
SHKODER - Prej një muaji, në Komunën e Kelmendit në Shkodër nuk bëhet asnjë veprim ligjor. Komuna me më shumë se 3.500 banorë është e bllokuar që pas arrestimit të nëpunësit të gjendjes civile, Mark Kapaj.
Që prej fillimit të qershorit, policia për shkak të hetimeve, ka bllokuar zyrën me të gjithë dokumentacionin që ndodhej brenda saj. Për mungesë të vulës, situata në këtë komunë është kaotike. Në Komunën e Kelmendit nuk mund të regjistrohet ligjërisht asnjë i vdekur, asnjë lindje. Kërkesat për shkresa ku domosdoshmërisht kërkohet vula apo certifikata janë të shumta. Emigrantët kanë nisur të kthehen për pushime. Atyre u duhen certifikata personale e familjare, të domosdoshme për rinovim të dokumenteve në shtetin rezident. Disa prej tyre kërkojnë të bëjnë bashkime familjare, të tjerë të martohen, por sërish e kanë të pamundur të mbarojnë gjithë dokumentacionin në kohë, kjo për shkak të vulës. Maturantët kërkojnë certifikata, pasi do të regjistrohen në shkollat e larta, të moshuarit për pensionet, etj. Tashmë banorët janë në pikë të hallit e nuk kanë se ku të ankohen. Kryetari i komunës, Ndue Lelçaj thotë se situata çdo ditë vjen duke u bërë më alarmante për shkak se radhët para derës së gjendjes civile janë shtuar. Por dera është mbyllur nga policia, e cila po heton gjithë veprimtarinë e ish-punonjësit të gjendjes civile, i cili dyshohet të ketë bërë një sërë falsifikimesh në certifikata dhe dokumente të tjera. Zyrat e gjendjes civile të kësaj komune ndodhen në fshatin Tamarë. Para dyerve të saj sheh njerëz të irrituar, që në pikun e vapës nuk dinë ku të ankohen.
Më kot presin me orë të stërzgjatura, pasi askush ende nuk e ka idenë se kur do të zgjidhet kjo çështje dhe vula dhe dokumentet e tjera të jenë në funksion të tyre. "Mbyllja e zyrës së gjendjes civile ka sjellë probleme. Banorët nuk mund të bëjnë asnjë plotësim dokumentacioni. Problem mbeten emigrantët, të cilët vijnë për pak kohë dhe nuk u pret puna sa të mbarojnë gjithë procedurat ligjore këtu", sqaron kryekomunari Lelçaj. Ai pohon se e gjithë kjo situatë ka mbetur e tillë për shkak të neglizhencës së strukturave përkatëse. "Është e pafalshme që dera rri e mbyllur, ndërsa njerëzit kërkojnë që t'u shërbehet. Organet përkatëse mund të ngrenë një komision që të merret me dorëzimin e materialeve, dhe në prani të këtij komisioni të hapet zyra që t'u shërbehet njerëzve", pohon Lelçaj. r.d