Tirana, Slishkoviç projekton kampionët
Kryedonatori i Tiranës, Refik Halili, e nisi konferencën për shtyp dje me një premtim të guximshëm, teksa prezantoi trajnerin e ri, Blazh Slishkoviç: “Besoj se me trajnerin nuk kemi gabuar.
Dua t’u garantoj se sezoni futbollistik i Tiranës do të përfundojë me këtë trajner, çfarëdo rezultati që do të ketë Slishkoviç me Tiranën”. Një premtim që duket i vështirë, duke pasur parasysh lëvizjet e shumta në pankinën bardheblu gjatë sezoneve të fundit. Gjithsesi, trajneri i bardhebluve, boshnjako-kroati Bllazh Slishkoviç u prezantua, më në fund dje, në restorantin luksoz, “Austria”, pronë e donatores së Tiranës, Shefikat Ngjela, në praninë e një numri të madh të gazetarësh. “Pas disa mbledhjeve të gjata me donatorët, kemi rënë dakord në përcaktimin e disa pikave thelbësore. Kemi arritur që të sjellim një trajner, një emër të madh në futboll, që meriton që të jetë trajner i Tiranës. Kemi biseduar gjatë me të, kemi përfunduar kontratën të shkruar edhe në shqip edhe në gjuhën angleze. Kemi mbaruar të gjitha detyrimet dhe trajneri pret të fillojë punë, që do të nisë pasnesër (10 korrik), meqenëse bie e mërkurë dhe mbase dita e mërkurë mund të jetë një ogur i mirë”, tha Halili. Slishkoviç e nisi me impresionet pozitive, ndërsa premtoi se do të bënte gjithçka për ta ngritur Tiranën në nivelet më të larta. “Kam shtatë ditë që jam në Tiranë dhe jam shumë i kënaqur me pritjen dhe i mahnitur me qytetin. Është krenari për mua të drejtoj ekipin e Tiranës. E di që kam ardhur te skuadra më e mirë, që ka më shumë tituj kampionë, dhe është ekipi më i mirë në Shqipëri. Qëllimet e klubit dhe presidentit janë që të bëhet sërish më i miri. Detyrimet e mia janë edhe më të mëdha, që unë si trajner i ri i Tiranës t’i çoj më tutje, drejt rezultateve më të mira, ashtu siç i kanë arritur edhe ish-trajnerët e mëparshme të saj. Besoj se do të justifikoj vlerësimin dhe besimin që më kanë dhënë presidenti dhe donatorët e klubit, - tha ‘Baka’. - Besoj se në 14-15 ditët e para do t’i njoh mirë lojtarët dhe do të kem një ide të Tiranës. Di që presidenti dhe njerëzit e tjerë që merren me ekipin kanë bërë përforcimet e duhura, megjithatë unë kam kërkuar që pas dy javësh të fillojmë edhe përforcim thelbësor e kryesor. Po pres me padurim që të filloj punën, që kampionatin shqiptar ta nisim sa më mirë. Si mund të luajmë? Garantoj se do të luajmë bukur e fort, ashtu si ka luajtur Tirana edhe vite më parë, përpara se të vija unë. Do të luajmë me një theks sulmues”. Tifozeria e Tiranës është dhe lojtari i 12-të i bardhebluve e mësuar gjithmonë me lojëra të bukura dhe me tituj, por edhe kontestuesja më e madhe e trajnerëve. “Jam në dijeni të tifozëve të Tiranës. Unë besoj se me lojën që do të bëjë ekipi, kritikat do të jenë të vogla dhe tifozeria do të jetë e kënaqur me mua. Futbolli luhet së pari për tifozët. Që në momentin që kam nënshkruar kontratën, jam tifozi më i madh i Tiranës e do të bëj gjithçka, që ajo të fitojë”.