E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nëse Bogdani do qëndrojë, të më bindë”

Trajneri i Kievos ka premtuar se do t’ia japë një shans Erjon Bogdanit te Kievo, ndonëse kohët e fundit është folur shumë për një largim të mundshëm të bomberit shqiptar nga klubi venet. 

Në një intervistë të dhënë për gazetën italiane “L’Arena”, tekniku i Kievos ka thënë se Erjon Bogdani është pjesë e planeve të tij dhe se sezonin e ardhshëm shqiptari do të luajë me verdheblutë. “Bogdani? Mund t’ju them se ai do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, sepse është një sulmues cilësor dhe e njeh mirë Serinë A. Megjithatë, lojtari duhet të më bindë me formën e tij. Ai duhet të tregojë se është i uritur të shënojë gola dhe të rikthehet në nivelet më të larta, ndryshe ai mund ta humbasë ‘trenin’”, ka thënë Iakin. Kohët e fundit media italiane i ka mëshuar faktit se Bogdani nuk bën pjesë në planet e Kievos për sezonin e ardhshëm, madje mes tij dhe drejtuesve të skuadrës, ka pasur një bisedë të gjatë, ku lojtari u ka bërë të qartë krerëve të klubit se nëse largohet, atëherë s’do pranonte huazimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›