"Vdekje aksidentale, s'e dinin për kokainën në verë"
TIRANE - Vdekja e dy personave që më 12 janar 2008 konsuamuan verë franceze, e cila ishte përzier me kokainë, është konsideruar aksidentale.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë, sipas të cilave, nga hetimi rezulton se dy viktimat e ngjarjes, Tomi Rrumbullaku dhe mikesha e tij Diana Xibraku nuk kanë pasur dijeni për përmbajtjen e kokainës në verën që konsuamuan gjatë drekës në një restorant në Golem të Kavajës. Kjo ngjarje është hetuar për disa muaj nga Prokuroria e Tiranës, e cila në përfundim arriti në konkluzionin se vdekja e dy personave ka qenë aksidentale pasi ata nuk kishin dijeni për përmbajtjen e verës, çka e klasifikon ngjarjen "vdekje nga pakujdesia". Shishja e kushtueshme e verës që i përket një marke shumë të njohur franceze, ishte marrë me vete nga Tomi Rrumbullaku për t'u konsumuar gjatë drekës. Pasi ka konsumuar gotën e parë ai e ka hedhur shishen gjysmë të mbushur në koshin e plehrave, ndërsa dëshmitarët e kanë dëgjuar viktimën të thoshte: ta hedhim këtë se na bëri keq. Pasi e ka konsideruar vdekjen e dy personave si aksidentale, Prokuroria e Tiranës ka gjetur prova dhe informacione për një linjë trafiku të kokainës së fshehur në tretësirën e verës dhe për këtë shkak, dosjen penale të ngjarjes ia ka kaluar për kompetencë hetimi Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. t.s