E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këlni do edhe Debatik Currin

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, kërkohet nga skuadra e Bundesligës gjermane Këln, përcjell revista "Kicker" të enjten. Këlni është në kërkim të një zëvendësuesi për kamerunasin Pierr Uome, i cili është dëmtuar rëndë. "Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me futbollistin e Shqipërisë, Debatik Curri, që luan për skuadrën ukrainase Vorskla Poltava. Mbrojtësi i majtë, i gjatë 192 centimetra, është kërkuar nga Këlni pas dëmtimit të Pierr Uome", komenton "Kicker". Këln është duke kryer fazën përgatitore në Turqi, sikurse edhe Vorskla e Currit dhe e dy kosovarëve të tjerë: Armend Dallku e Ahmed Januzi. 25-vjeçari është nën vëzhgimin e shumë skuadrave. Së fundi interesim kanë shfaqur edhe ekipet e tjera gjermane Herta, Borusia Dortmund e Shtutgart.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›