E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Kotbus, kunja Skela

 

Trajneri i skuadrës gjermane Energi Kotbus, Bojan Prasnikar, pret që në fazën e dytë të Bundesligës 1, të shohë një tjetër Skelë. Lajmin e bën të ditur "Focus" të enjten. Prasnikar pret nga mesfushori shqiptar më shumë përkushtim dhe gjithashtu, do që ai të jetë më aktiv në fushë. "Ajo që ka treguar Skela në fazën e parë është shumë pak. Duhet të vrapojë më shumë. Këtë pres nga ai. Më pas vijnë forma dhe po ashtu rrezikshmëria para golit", ka thënë Prasnikar. Në fazën e parë të sezonit Skela ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë dy asiste në 16 ndeshje. Edicionin që shkoi ka qenë më i dalluari te Kotbusi, madje ishte protagonisti kryesor, që bëri të mundur qëndrimin e kësaj skuadre në Bundesligën 1. Shqiptari u tregua vendimtar me 7 gola dhe 6 asiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›