Këmbanat e alarmit duhet të bien për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot..!
Nga Dylejman KARAJ
Ata që ndërtuan bunkerët, ata që vranë pa gjyq kundërshtarët politikë, ata që ideuan dhe zbatuan hiperkolektivizimin, ata që themeluan dhe ngritën firmat piramidale, ata që organizuan rebelimin serbo-greko-komunist të 1997-tës, ata që vranë Azem Hajdarin, ata që nisën skafet me drogë dhe klandestinë për vite me radhë, ata që disponohen çdo ditë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj (helmi i përditshëm kundër rrugës Durrës-Kukës), ata që janë kundër hyrjes në NATO, ata që për dhjetë vite në pushtet as që i menduan kartat e identitetit, por vetëm se vodhën një tender pasaportash etj, etj, nuk kanë moral të flasin për cënim të standardeve demokratike, për zgjedhje të lira dhe të ndershme...
Skenaristët e opozitës së sotme Edvin Rama alias Fryheri i PS, Skënder Gjinushi kjo skorie e politikës së vjetër, Paskal Milo një masovik kolkozesh etj, nuk kanë asgjë të mirë në programet e tyre, veçse destruktivitetin dhe bojkotin. Të verbuar dhe të irrituar skajshëm nga arritjet e Qeverisë Demokratike të zotit Berisha në këto vite të sukseseve spektakolare dhe të paaftë për të konkurruar në një fushatë të lirë e të ndershme zgjedhore me ide dhe programe progresiste, kanë menduar që duke i vënë gur nën rrota njërës prej reformave më të mira të kësaj qeverie, siç është ajo e pajisjes së qytetareve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, të paralajmërojnë që tani bojkot të zgjedhjeve të radhës. Për shqiptarët bojkotimi i zgjedhjeve nga majtistët nuk është një risi e re. Partia e vjetër që tani drejtohet nga Edvin Rama bojkotin dhe shkatërrimin e procesit elektoral e ka në program, e ka strategji të sajën. Kështu në 92, 96, 2001, 2005.....! Porse këmishëkuqtë e majtë të ngrefosur si gjelat mbi pleh kërcënojnë më shprehjet e babës si... mos luani me zjarrin, votat ne do ti mbrojmë me trupat tanë ose votat e majta plumba për armiqtë etj, etj slogane enveriste si këto. Më tej akoma. Këmishëkuqtë e majtë të Fryherit (alias Edvin Rama) kanë krijuar edhe struktura policore, paralele. Njëlloj si serbët nëpër disa enklava të Kosovës. Me gjasme për të mbrojtur votat e të majtës ..!? Shumëkujt i kujtohet se si disa vite më parë (24 maj 2006) liderët e opozitës majtiste (asokohe ishin në muajin e mjaltit) nënshkruan platformën për rishkatërrimin e vendit. Udhëheqësit e opozitës ishin veshur me kostume të zinj dhe kollare të zeza, shenjë kjo që tregon se këta njerëz, kjo racë e duan këtë vend të veshur vetëm në të zi. Goditja e krimit të organizuar dhe e fijeve politike të lidhura me të, mbarimi në kohë rekord i rrugës së shqiptarëve, anëtarësimi i plotë në NATO, pavarësimi i Kosovës, vizita e Presidentit të SHBA, zotit George Bush, pajisja e shtetasve shqiptarë për herë të parë në historinë e tyre me karta identiteti dhe pasaporta biometrike çfarë i hap rrugën lëvizjes së lirë dhe pa viza në vendet e BE dhe mjaft reforma të tjera të rëndësishme të prekshme dhe të shikueshme nga çdo qytetar i përgjegjshëm, i kanë tmerruar segmentet e krimit të organizuar dhe tutorët e tyre politikë. Opozita e majtë për fat të keq edhe tani pas 18 vitesh regjim demokratik nuk mund të jetojë pa simbolikën e ish-regjimit të vjetër dhe të urryer komunist, pa fytyrën dhe veprën e diktatorit, pa dosjet dhe bëmat e zeza të ish-sigurimit të shtetit. Lideri i PPSH (sot PSSH ) Edvin Rama p.sh është nipi i Spiro Kolekës. Edhe po të ishte gjallë biroja, këta do të ishin në drejtim, bijtë dhe nipërit, pasi baballarët ose në pension ose në atë botë. Skënderi i PSD është i biri i gjeneralit terrorist të komunizmit Et`hem Gjinushi. Ideologu marksist Paskal Milo nga lartësia e viteve 2009 bën thirrje për ringritjen e demonit të Enver Hoxhës etj. Këmbanat e alarmit duhet të bien për çdo shqiptar të ndershëm edhe patriot, demokrat, socialist, republikan, legalist, demokristian, ambientalist që jetën e tij dhe ardhmërinë e fëmijëve të tij, ka vendosur ta ndërtojë me punë e djersë të ndershme në këtë Shqipëri të dashur e cila falë punës vetëmohuese të qytetareve të saj, po rindërtohet dhe ringrihet nga hiri dhe balta e zezë e komunizmit, se opozita e majtë, kjo o sotmja, nuk është gjë tjetër veçse një organizatë majtiste, një monstër bastarde e ish-PPSH (sot PSSH) e cila për karrigen e pushtetit nuk e ka për asgjë të ridjegë, të rivrasë dhe të rishkatërrojë gjithë Shqipërine, ashtu siç veproi më 1997. Vota majtas është kthim prapa, është largim nga Europa, nga NATO, nga lëvizja e lirë, nga mirëqenia dhe prosperiteti. Ata janë pothuajse të njëjtët njerëz në krye. Të njëjtët ideatorë. E njëjta strategji. Paralajmërime për bojkot si dhe herë të tjera. (Ndiejnë humbjen e sigurt në zgjedhjet e 28 Qershorit). Thashethemnajë dhe shpifje pa limit kundër reformave të qeverisë dhe kabinetit Berisha. Nesë nuk fitojmë ne, dmth e majta, do të ketë përsëri 97- thonë ata, militantët e partisë plakë, nëpër disa ekrane televizive. Të gjitha këto vepra e veprime për të mos e lejuar qeverinë të ndërmarrë reforma të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe hyrjes së vendit në strukturat e BE me të drejta të plota. Për të mos e lejuar qeverinë demokratike të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme sipas të gjitha standardeve të vendeve të lira. Për të njollosur emrin dhe imazhin e shkëlqyer që ka përformanca e kësaj qeverie sot në kancelaritë euroatlantike dhe për rrjedhojë edhe Shqipëria. Secili qytetar i këtij vendi duhet të ndalojë dhe të kujtojë për një çast dëmet që i erdhën vendit nga sjellja militare e PS në vitet 92-97 të, dëme të cilat janë të pallogaritura. Kështu që..njerëz jini vigjilentë..Të mos harrojmë se çfarë mund të ndodhë në këtë vend, kur akoma është e gjallë dhe në aktivitet të plotë gazeta e zezë komuniste 67- vjeçare Zëri i Popullit dhe brigadat e kuqe të PPSH, sot PSSH-së të drejtuar nga nacional-socializmi i Edvin Ramës.