E Martë, 3 Nëntor 2026

Më katolike se Papa? Jo më!

14/05/2005  Ligji që lejon martesat mes homoseksualëve është akti i fundit i një raporti shumë të tensionuar ndërmjet Partisë Socialiste dhe Peshkopatës. Një raport që askush nuk dëshiron ta përkeqësojë

Eshtë fakt që 62 për qind e spanjollëve, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, është deklaruar në favor të kushtit të shumëdiskutuar ligjor. Por është një e dhënë që gjithashtu pasqyron atë rënie prej 18 pikësh në përqindjen e popullaritetit të Zapateros, e gjitha brenda vetëm një viti

Nuk duhet të befasojë aspak kjo maturi e hierarkisë kishtare. Ekziston një çështje, për të cilën flitet pak në publik, por për të cilën diskutohet shumë në pallatin Moncloa dhe në zyra, e cila kushtëzon shumë lloje sjelljesh. Eshtë çështja e parave. Sot, kisha katolike spanjolle është një kompleks prej plot 40 mijë institucionesh

Madrid - Kryebashkiaku i Valadolidit, Havier Leon de la Riva, është kundërshtari i parë i ndërgjegjes, i cili i është përgjigjur apelit të Vatikanit për të bojkotuar ceremonitë fetare të martesave të homoseksualëve. Në qytetin që ndodhet në veri të Spanjës, ky lloj bashkimesh civilë, i lejuar kohët e fundit, përmes një ligji të miratuar dhe në pritje për t’u ratifikuar në Senat, nuk do të celebrohet kurrë as nga “alcalde”, i cili është një eksponent i Partisë Popullore, as nga përfaqësuesit komunalë, të cilëve kompetencat nuk do t’ju delegohen kurrë. “Eshtë një kryengritje civile”, hidhet përpjetë Alvaro Cuesta, përgjegjësi socialist i organizmave lokalë. “Eshtë një sulm ndaj parimeve të ligjshmërisë”.

Mos vallë është duke nisur një luftë fetare në Spanjë? Raportet mes qeverisë së majtë, të udhëhequr nga Hoze Luis Rodrigez Zapatero dhe Vatikanit janë tashmë të ndezura, të thuash më të paktën. Klima mes Kishës dhe Shtetit sot është përkeqësuar. Pikërisht Spanja postfrankiste, jo më bastion i identitetit katolik të Evropës, është e destinuar të bëhet banka e parë e provës për Papën e ri, Benedikti XVI dhe betejën e tij kundër “diktaturës së relativizmit”.

Sigurisht që Kardinali Antonio Maria Ruoco Varela e ekzagjeron disi kur thotë: “Madridi është transformuar në Sodom e Gomorrë”. Por është gjithashtu e vërtetë që qeveria e drejtuar nga gnostiku Zapatero nuk humbet as edhe një rast për të nxitur zemërimin e hierarkisë kishtare: në fillim ishte divorci, më pas autorizimi për kërkime shkencore në lidhje me qelizat njerëzore, tani erdhi martesa mes homoseksualëve si dhe adoptimi i fëmijëve nga ana e çifteve homoseksualë. “Kanë qenë të gjitha premtime elektorale, të cilat ne thjesht i mbajtëm”, shpjegon Pepe Blanco, katolik dhe numri dy i Psoe. “Çfarë do të thotë e gjithë kjo. Ligji që autorizon martesat mes homoseksualëve nuk ishte i nevojshëm. Në Spanjë, çiftet e homoseksualëve faktikisht janë rregulluar që në qeverinë paraardhëse të Hoze Maria Aznarit”, replikon Ignacio Camacho Lopez, drejtor i të përditshme “Abc”, kahera pikë referimi për katolikët vendas.

“E vërteta është se Zapatero ka vendosur të udhëheqë, duke u mbështetur në disa grupe në minorancë (homoseksualë, nacionalistë dhe e majtë ekstreme), që janë të domosdoshëm, duke patur parasysh ekuilibrin që ekziston mes dy partive të mëdha në vend. Veç kësaj, ai ka dashur të rikthejë atë imazh antik, antimodern që i shoqëron përherë popullorët”.

Eshtë fakt që 62 për qind e spanjollëve, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, është deklaruar në favor të kushtit të shumëdiskutuar ligjor. Por, është një e dhënë që gjithashtu pasqyron atë rënie prej 18 pikësh në përqindjen e popullaritetit të Zapateros, e gjitha brenda vetëm një viti.

Natyrisht, që liderët e lëvizjeve të homoseksualëve nisin e ekzaltohen. “Unë nuk votoj për Papën në konklavë. Votoj këtu, në qytetin tim, një kryetar qeverie të një shteti, i cili është laik me Kushtetutë”, pranon Milli Hernandez, themeluese e të parës librari homoseksualësh në Spanjë. Më të sikletosur janë eksponentët popullorë. “Çështja e bindjes së ndërgjegjes është kontradiktore”, pranon Ana Tome Pardo, zëvendeskryetare e grupit të Partisë Popullore në Dhomën e Ulët. “Si popullorë, kemi kërkuar gjithmonë respektim të ligjeve”.

Në këtë situatë, kryqi më i rëndë bie mbi shpatullat e hierarkisë katolike. Nuk ka asnjë dyshim që “epopeja e Spanjës superkatolike” ka mbetur tashmë vetëm në librat e historisë. Sot, ndonëse është shumë e lartë përqindja e atyre që thonë se janë katolikë (79.3 për qind e popullsisë), është shumë e ulët përqindja e atyre që shkojnë në meshë (24 për qind), por edhe atyre që rrëfehen. Një kërkim i kohëve të fundit i Fundacionit Bbva ka zbuluar që 52.4 për qind e studentëve të universiteteve spanjolle vetëkonsiderohen “aspak fetarë”. Dhe një tjetër studim i Fundacionit Santa Maria ka zbuluar se vetëm 5 për qind e të rinjve spanjollë i zbatojnë këshillat e kishës për sa i takon çështjeve të seksit.

Akoma edhe më kritike është situata e klerit. Sot në Spanjë, është përgjysmuar numri i përiftërinjve dhe të angazhuarve të tjerë nëpër kishat e vendit. Dhe nuk ka patur një ndryshim breznor: mosha mesatare e atyre që vazhdojnë të shërbejnë sot në shtëpitë e Perëndisë i kalon 65 vjetët.

Të vetmet forca që e mbajnë gjallë katolicizmin spanjoll janë lëvizjet fetare, thuajse të gjitha ultrakonservatore. Më i madhi në numër është ai i të ashtuquajturve kikos, me 1 milion ndjekës në të gjithë botën, 90 mijë prej të cilëve vetëm në Spanjë. Kikos janë një sekt shumë i mbyllur: martohen vetëm mes tyre, nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive, urrejnë diskotekat, televizionin, veshjet e modës. Në vendin e dytë janë Legjionarët e Krishtit, me krahun laik të Regnum Christi, me 80 mijë besimtarë. Më së fundi është edhe lëvizja më e famshme, Opus Dei, pjesë e të cilës janë afro 80 mijë anëtarë, që ka sot ndikim mbi të gjitha në Universitetin e Navarrës dhe në 158 kolegjet e financuar nga Vepra.

“Fatkeqësisht, këtu te ne katolicizmi ndodhet mes dy zjarresh: integralizmi fetar të disa lëvizjeve bazë dhe antiklerikalizmi i qeverisë”, pranon Carlos Esteban, bashkëdrejtor i të përjavshmes së sapobotuar katolike Alba. Eshtë e vështirë të dalë nga këta dy zjarre? Presidenti i ri i peshkopëve, Rikardo Maria Blasques, duket se ka ndërmend që të frenojë fajkonjtë e lëvizjeve ekstremiste dhe të nxisë një dialog më të madh me qeverinë. Jo rastësisht ai nuk përdor as anatemimet e paraardhësit, kardinalit Ruoco, as edhe nuk shfaqet në favor të kryqëzatave kundërqeveritare.

“Nuk do të nisim mobilizime të besimtarëve që janë ndjekësit tanë”, deklaron don Leopoldo Vives, i cili drejton Zyrën e Familjes dhe Jetës në konferencën episkopale spanjolle. “Jemi të shqetësuar për pasojat shoqërore që do të kenë ligjet e nxitura nga qeveria. Megjithatë, veprimi i kishës do të përqëndrohet në drejtime të tjera”.

Nuk duhet të befasojë aspak kjo maturi e hierarkisë kishtare. Ekziston një çështje, për të cilën flitet pak në publik, por për të cilën diskutohet shumë në pallatin Moncloa dhe në zyra, e cila kushtëzon shumë lloje sjelljesh. Eshtë çështja e parave. Sot, kisha katolike spanjolle është një kompleks prej plot 40 mijë institucionesh: 67 dioqeza, njëqind urdhëra e kongregacione, 23 mijë kisha e 14 mijë fondacione e shoqata. Ky rrjet kushtoi 139.2 milionë euro vetëm gjatë vitit të kaluar. Ajo që e financon në pjesën më të madhe është qeveria, me një kontribut vjetor prej afro 100 milionë eurosh. Shuma që mbetet është ajo e derdhur nga X e famshme e vullnetarëve, gjatë deklarimit të tyre vjetor për taksimin.

Dhe në fund të vitit 2005 skadon afati i fundit i mekanizmit të financimit shtetëror që nisi në 1988. Zapatero këmbëngul se ka në duar armën finale, që mund të përcaktojë vendimin për një luftë të mundshme mes besimeve.

Fundi i epopesë

Në këtë situatë, kryqi më i rëndë bie mbi shpatullat e hierarkisë katolike. Nuk ka asnjë dyshim që “epopeja e Spanjës superkatolike” ka mbetur tashmë vetëm në librat e historisë. Sot, ndonëse është shumë e lartë përqidnja e atyre që thonë se janë katolikë (79.3 për qind e popullsisë), është shumë e ulët përqindja e atyre që shkojnë në meshë (24 për qind), por edhe atyre që rrëfehen. Një kërkim i kohëve të fundit i Fundacionit Bbva ka zbuluar që 52.4 për qind e studentëve të universiteteve spanjolle vetëkonsiderohen “aspak fetarë”. Dhe një tjetër studim i Fundacionit Santa Maria ka zbuluar se vetëm 5 për qind e të rinjve spanjollë i zbatojnë këshillat e kishës për sa i takon çështjeve të seksit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›