Këmbenin valutë, kapen nga policia
Shkëmbenin valutë pa qenë të pajisur me licencë, bien në prangat e policisë. Burime nga Komisariati i Vlorës bëjnë të ditur se Albert Skënderaj, 47 vjeç dhe Nexhmi Rakipi, 50 vjeç, janë kapur ditën e djeshme nga policia e krimit ekonomik në vendin e quajtur "Kapelja" duke kryer veprimtarinë e paligjshme të këmbimit valutor. Në momentin e kapjes këtyre shtetasve u janë gjetur 150000 lekë dhe disa bono privatizimi që kapnin vlerën e 1200200 lekëve, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. Dokumentet do t‘i kalojnë prokurorisë së rrethit.