E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy trafikantëve të klandestinëve

Tentojnë të kalojnë ilegalisht nënë e bijë drejt Greqisë, prangosen dy shtetas për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ka qenë ora 23:00 e së mërkurës, kur janë prangosur nga policia shtetasit Fatmir Rrapaj, 23 vjeç, nga Preza e Tiranës dhe Arben Kushaj, 46 vjeç, nga Gjirokastra. Të dy personat, në bashkëpunim janë kapur teksa ndihmonin një grua dhe të bijën për të hyrë ilegalisht në shtetin helen. Për këtë shërbim, ata do të merrnin nga gruaja nga Fieri, 500 euro me kushtin që ajo t‘jua jepte shumën e sipërpërmendur në momentin kur do të ishte në thellësi të territorit grek. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›