Këmbimi valutor, euroja fillon sërish rritjen, leku konstant
Në tregun e këmbimit valutor në vend, euroja është forcuar për herë të parë pas disa javësh kundrejt dollarit dhe po vazhdon që të forcohet edhe përballë lekut dhe paundit britanik. Gjithashtu monedha shqiptare vazhdon që të humbasë pikë me dollarin dhe të fitojë me paundin, i cili për këtë ditë pësoi një rënie drastike krahasimisht me vlerat që kishte para disa ditësh. Sipas specialistëve paraleli lek - euro për ditët në vazhdim pritet që të vazhdojë me një dobësim të lekut si rezultat i mungesës të të ardhurave të emigrantëve edhe në konceptin sezonal, por edhe si rezultat i ndikimit të krizës ekonomike globale. Ndërkaq që edhe dollari amerikan, i hyrë fuqishëm këtë vit, pritet që të vazhdojë të forcohet edhe pse ditët e fundit po humbet pikë me euron, ekspertët e ekonomisë shprehen se për muajt në vazhdim monedha e përbashkët europiane do të vazhdojë që të dobësohet ndaj asaj amerikane për arsye se kriza ekonomike globale po ndihet më fuqishëm në eurozonë, dhe që patjetër ka për të sjellë edhe një destabilitet për këtë monedhë. Në tregun e këmbimit valutor shqiptar edhe Mbretërisë së Bashkuar blihet me 141.1 dhe shitet me 141.6 lek. Euroja, duke fituar disa ndaj lekut dhe dollarit, është blerë me 130.3 lekë dhe është shitur me 130.8 lekë, ndërkohë që dollari shitet 102.6 dhe blihet 103.2 lekë.
12 Mars 2009