Komisioni i Venecias. KQZ-ja, e pabesueshme, nuk mund të auditojë paratë e partive
Zbardhet drafti me kritikat e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor. Financimi i Partive, aksesi në media dhe komisionerët, problemi kryesor
Habjon Hasani
Tiranë - Në Kodin e ri Zgjedhor financimi i partive politike premton një proces të paqartë dhe diskriminues, kështu që Komisioni i Venecias ka kërkuar rishikim të neneve që rregullojnë financimet. Është draft-raporti provizor i këtij komisioni ai që vë në dukje ”me forcë” mangësitë në këtë drejtim, ndërsa po aq problematike shfaqen dhe të drejtat e subjekteve për të pasqyruar aktivitetin e tyre në media apo niveli profesional i komisionerëve vendorë. Lidhur me financimet, që në fillim të raportit Komisioni i Venecias vëren diskriminimin që i është bërë në dy nene shpërndarjes së fondeve publike. ”Ky kod elektoral parashikon që 50 për qind e buxhetit elektoral t’u shpërndahet partive zgjedhore, që janë të regjistruara si të tilla dhe që kanë fituar në zgjedhjet e kaluara vende në Kuvend. Shpërndarja do të bëhet në përpjesëtim të drejtë me numrin e vendeve që secila parti ka. Ndërsa 50 përqindëshi tjetër është parashikuar që t’u kalojë subjekteve zgjedhore që kanë marrë jo më pak se dy vende në zgjedhjet e kaluara. Ky tekst nënkupton se vetëm partitë parlamentare kanë akses në fondin publik për financimin e subjekteve politike konkurruese. Është i dyshimtë fakti që partitë parlamentare ia kaluan vetes së tyre gjithë fondin publik të parashikuar për zgjedhjet. Ne mendojmë se këto nene duhen amenduar për t’u dhënë akses dhe partive të vogla në këtë drejtim”, - shkruhet në raportin provizor të Komisionit të Venecias.
Financimet
Një pikë tjetër e kontestuar nga Komisioni i Venecias mbi financimet janë nenet 89 dhe 90 të Kodit Zgjedhor, nene të cilat rregullojnë dhe mënyrën e financimit privat nga partitë politike. Në argumentet që ky komision ngre ndaj këtyre dy neneve theksohen se partitë e mëdha kanë të gjitha mundësitë ligjore që të ushtrojnë presione administrative mbi partitë e tjera lidhur me zbardhjen e financimeve të tyre duke i kompeksuar partitë, të cilat i shohin si problematike në raport me pozicionin e tyre. ”Partitë parlamentare përfitojnë nga buxheti publik dhe janë më pak të prekura nga nenet e financimit privat sesa partitë e tjera, të cilat e kanë të vetmin burim financimi. Por këto nene mund të bëjnë që komisionerët politikë të KQZ-së, të zgjedhur nga partitë, mund të nisin hetime të thelluara për partitë që financohen nga fonde private, duke marrë në pyetje donatorët e tyre. Ka hapësira ligjore që këto hetime të bëhen të motivuara politikisht, çka i vendos në një pozitë diskriminuese partitë joparlamentare, të cilat nuk kanë akses në buxhetin publik për zgjedhjet, por në të njëjtën kohë mund të hetohen nga KQZ-ja në çdo moment për financimet që sigurojnë në rrugë private”, - theksohet në raportin e Komisionit të Venecias.
Media
Një vend jo të vogël ka zënë dhe statusi që Kodi Zgjedhor i ka dhënë raportit të medias me fushatën e kandidatëve dhe të subjekteve politike. Ndonëse Kodi imponon drejtpërdrejt vetëm Televizionin Publik, tërthorazi ai imponon dhe mediat private, pasi edhe KKRT-ja, që mbikëqyr këto media, mban parasysh përpjesëtimet që ka caktuar Kodi mbi mbulimin e fushatës. Gjithashtu, sipas këtij komisioni, ka një diskriminim dhe një pabarazi në mundësinë e partive për të blerë hapësira pulicitare, çka sjell dhe pabarazi në garë. Komisioni i Venecias ngre shqetësimin e saj direkt mbi Radio Televizionin Publik, por në konkluzionin e saj mbi këtë çështje shpjegon dhe pabarazitë e ligjëruara edhe në rastin e mbulimit të fushatës nga mediet private. ”Ky kod ka parashikuar që edhe në rastin e mediave private hapësirat e reklamimit ose të mbulimit të fushatave u nënshtrohen të njëjtave raporte që Kodi ka përcaktuar për Radio Televizionin Publik. Ne mendojmë se këto nene duhen amenduar për të krijuar një klimë më të barabartë duke shmangur influencën e hapur të disa partive specifike mbi hapësirat radiotelevizive”, - shkruhet në raport. Një vëmendje në raport i është kushtuar dhe nivelit të patestuar të komisionerëve vendorë, çka përbën një minus në administrimin dhe profesionalizmin e procesit.
Raporti: “Është diskriminues, kandidatët do të kalojnë nga lapsi i kryetarëve të partive”
Një “shuplakë” është rezervuar nga raporti i Komisionit të Venecias edhe për listat e mbyllura. ”Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve kalon dhe kontrollohet në mënyrë strikte nga kryetarët e partive përkatëse. Ky model fuqizon në mënyrë të njëanshme ndikimin dhe objektivat e krerëve të partive politike duke shkelur një parim të rëndësishëm, si ai i zgjedhjes së ‘gjithanshme’ për kandidatët konkurrues”, - shkruhet në raport. Ky model liste krijoi debatet e veta dhe gjatë kohës së votimit të Kodit Zgjedhor, megjithatë kjo gjë nuk u rishikua. Në sistemet zgjedhore proporcionale janë listat e kandidatëve për deputetë, të shpallura që në fillim të zgjedhjeve, me personat e renditur përfundimisht, pra këto lista janë të fiksuara, nuk ndryshohen më. Nga këto lista merren deputetët që do të shkojnë në Kuvend, sipas renditjes fillestare. P.sh., nëse PS-ja ka fituar 45 deputetë, bëhen deputetë 45 personat e parë të listës. Me këto lista, zgjedhësit nuk kanë asnjë lloj influence se kush del deputet. Shembuj të vendeve që përdorin lista të mbyllura janë: Kosova, Italia pas vitit 2005, Izraeli, Spanja, Senati në Argjentinë. Mund të eliminojnë mega-Dushkun, të gjitha sistemet, si me lista të hapura, si me të mbyllura, si me sistemin proporcional të personalizuar (ky që kemi), mjafton që vota për kandidatin të jetë dhe për partinë.
12 Mars 2009