“Kemi bërë progres drejt NATO-s”
• Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, tha dje se Shqipëria ka bërë më shumë progres se vendet e tjera të rajonit në kuadër të integrimit në NATO."Progresi i Shqipërisë ka qenë i dukshëm, i konsoliduar dhe ndoshta më i shpejti nga të tre vendet e Kartës së Adriatikut, ndërkohë që konstatohet një konsolidim i qëndrimit të shteteve anëtare të Aleancës, për sa i përket perspektivës së Shqipërisë për të marrë ftesën për anëtarësim", tha Basha. Sipas tij, "për sa i përket marrjes së ftesës për anëtarësim, vendi ka kaluar nga një fazë skepticizmi të pajustifikuar në një fazë optimizmi, i cili ndonëse mund të jetë i justifikuar, nuk i shërben procesit".