E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mirëkuptim me opozitën”

• Kryeministri Sali Berisha tha dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se mes maxhorancës dhe opozitës ka mirëkuptim për kryerjen e reformës zgjedhore."Eshtë plotësisht e mundshme që ajo frymë që karakterizoi diskutimin e ligjit për drejtësinë, të karakterizojë edhe diskutimin për reformën zgjedhore si dhe për reformat e tjera. Unë dua të shpreh vullnetin e palëkundur të maxhorancës që të procedojë në të gjitha aspektet e tjera me këto reforma, në interesin më të mirë të vendit, të demokracisë dhe konsolidimit të saj, si dhe për konsolidimin e kësaj klime, e cila është jetike për sistemin e demokracisë", tha Kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›