Këpucët? Më mirë të zeza

27/05/2005 Stilistët amerikanë janë kundër këpucëve të bardha. Ata këshillojnë se më të bukura dhe elegante janë këpucët e zeza. Duket se në Amerikë sezoni i këpucëve të bardha ka perënduar. Periudha e çorapeve të bardha tani përfundoi. Por për adhurueset e tyre, nga stilistët amerikanë, vijnë edhe rregullat e para: këpucë të bardha me taka të larta dhe çorape të gjata
Stilistët amerikanë kundër këpucëve të bardha
Lëvizje e lirë apo modë e çuditshme? Këpucët e bardha pushtuan tregun botëror pasi vipat e muzikës dhe kinemasë, që i veshën, i kthyen ato në tendencë. Ato që i preferojnë i veshin dhe riveshin, ndërsa të tjerë që nuk i vlerësojnë ankohen për përhapjen e tyre të madhe. Këpucët e bardha janë kthyer në modë si pasojë edhe e linjave të bardha të veshjeve që zotërojnë këtë sezon veror.
Në Amerikë ato pushtuan tregjet vetëm se ylli i hip-hop Usher dhe Kanye West i veshën në ceremonitë e fundit Grammy Awards, e ndërsa biondja miliardere-ekzibicioniste Paris Hilton, i vesh kudo këpucët e bardha me taka të larta. Stilistët amerikanë, ashtu si edhe në mbarë botën ankohen se modën vazhdojnë ‘ta bëjnë’ vipat.
Kështu këpucët e bardha janë kthyer edhe një herë në një pikë e debatueshme. Ndërkohë që diskutimet më të zjarrta janë në Shtetet e Bashkuara, ku këpucët e bardha ishin një traditë anglosaksone-protestante, por shumë e kodifikuar, që kurrë nuk visheshin para muajit maj dhe kurrë pas ditës së punëtorëve në shtator.
Duket se tradita e vjetër amerikane po thyhet dhe ekspertët e modës, që nuk mund të bëjnë dot gjë, janë duke vendosur rregulla të reja. Amerikanët janë kundër këpucëve të bardha. Ata këshillojnë se më të bukura dhe elegante janë këpucët e zeza. Duket se në SHBA sezoni i këpucë të bardha ka perënduar. Por edhe periudha e çorapeve të bardha përfundoi. Ndërsa për adhurueset e këpucëve të bardha, nga stilistët amerikanë, vijnë edhe rregullat e para: këpucë të bardha me taka të larta dhe çorape të gjata.
Rregullat për këpucët e bardha
Sa më pak të vishen çorapet aq më mirë dhe më mirë do të jenë çorapet deri te kyçi i këmbës me këpucët e tenisit. Kurrë mos vishni çorape me shapka apo këpucë të hapura. Mos vishni çorape të bardha nëse pjesa tjetër e veshjes është ngjyrë e errët apo e shkëlqyeshme, qofshin të shoqëruara edhe me këpucë të bardha.
Kujdes duhet treguar edhe me këpucët që i kanë takat e rënda, të larta apo të sheshta. Këtë sezon ai që i vesh ato rrezikon të konsiderohet jashtë mode.
Megjithëse ka edhe ekstremistë si këngëtarja amerikano-latine Thalia që thotë se “të vishesh me të bardha nga koka te këmbët është shumë bukur, këpucët e bardha janë shumë seksi dhe të përshtatshme për çdo periudhë të vitit”.
Ndërkohë që modelja e linjës ‘Victoria’s Secret’, Ines Ribero, që vesh të bardha dhe këpucë shumë të larta të bardha edhe në dimër shprehet se “e bardha do të jetë gjithnjë tendencë”.
Ndërsa vetë specialistët e modës e kundërshtojnë idenë e veshjeve të bardha në çdo sezon dhe çdo kur gjë është bardhë. Sipas drejtoreshës së ‘Glamour America’, Suze Yalof Shwarz “e bardha është e përshtatshme vetëm gjatë dasmës, nëse je infermiere apo luan tenis. E di që mund të vishen edhe për raste të tjera, por nuk duhet”.
Ndërkohë që për të tjerë, e bardha është ngjyra bazë dhe është kthyer në një ngjyrë neutrale në garderobën e grave.
Ndoshta mund të jetë edhe kjo e fundit, por ajo që është e sigurtë për stilistët amerikanë është fakti se prej 15 vjetësh e zeza mbetet ngjyra më e këshilluar për të gjitha sezonet.
Shik, klasike, seksi, trendy dhe gjithmonë tendencë. Në çdo sezon. ndërkohë që edhe me ngjyrën e bardhë vlen i njëjti rregull, por me një përjashtim. Ndërsa e zeza mund të vishet gjithmonë pa u bërë e bezdisshme, madje duke u konsideruar edhe e bukur, e bardha nuk ka këtë efekt, qoftë edhe gjatë verës. E bardha kthehet në një ngjyrë monotone nëse do të visheni me këtë ngjyrë nga koka te këmbët, ndërkohë që është me të vërtetë tërheqëse nëse ajo është e kombinuar me ngjyra të tjera.
Përsa i përket këpucëve të bardha, në Amerikë ato duket se kanë dalë jashtë mode, megjithëse në Evropë ndodh e kundërta, duke mbetur ende të preferuara.
Sa i shohin bien menjëherë në ‘dashuri’ me to. I blejnë menjëherë dhe nuk mendojnë fare për çmimin e tyre. Por çfarë i shtyn gratë të blejnë këpucë? Sipas psikologëve dobësia që kanë disa gra për këpucët është e lidhur me dëshirën e tyre të fshehtë dhe të pavetëdijshme për t’u transformuar dhe për të marrë forma dhe pamje të ndryshme. Të transformohen gjithmonë e sa më shumë që të mundin.
Gratë, të çmendura pas këpucëve
Sa i shohin bien menjëherë në ‘dashuri’ me to. I blejnë menjëherë dhe nuk mendojnë fare për çmimin e tyre. Madje edhe një palë në ditë.
Këpucë, këpucë dhe veçse këpucë. Për disa gra ato janë një pasion i vërtetë, madje një fiksim. Sipas të dhënave të fundit 45 përqind e gjermaneve, pothuajse një në dy gra, ka më shumë se 25 palë këpucë. Revista gjermane “Laura” ka publikuar dje të dhënat e sondazhit të saj.
Sondazhi është zhvilluar nga Instituti Gewis i Hamburgut, ku janë pyetur një mijë gra të moshës 20 deri në 50 vjeç. 38 përqind e tyre kanë pohuar se kanë 10 deri në 25 palë këpucë, ndërkohë që vetëm 17 përqind ka pohuar se nuk kanë më shumë se 10 palë këpucë.
Ndërkohë kjo revistë ka vëzhguar si gratë që kanë shumë palë këpucë edhe ato që nuk kanë ndonjë numër të konsiderueshëm. Krahas kësaj, revista gjermane ka publikuar edhe femrat e famshme që janë dalluar për maninë e tyre për këpucë.
Më të famshmet janë, Imelda Marcos, vejusha e ish diktatorit filipinas Ferdinando Marcos, e cila ka pranuar se kishte pasur 3 mijë palë këpucë. Shumë pak por të krahasohen me 10 mijë palë këpucë që ka ylli i muzikës pop Maria Carey, e cila pranon se është shumë e dhënë dhe ka një dobësi të madhe për to.
Dobësi për këpucët duket se ka edhe bukuroshja 18 vjeçare Maria Sharapova, kampionja ruse e tenisit, që për të përjavshmen gjermane Bunte ka deklaruar ditët e fundit se: "Nuk i kam numëruar kurrë, duhet të jenë me qindra, ndoshta mijëra. Mos m’i kujtoni këpucët se çmendem fare”.
Por çfarë i shtyn gratë të blejnë këpucë? Revista gjermane ka marrë mendimin e disa psikologëve, sipas të cilëve dobësia që kanë disa gra për këpucët është e lidhur me dëshirën e tyre të fshehtë dhe të pavetëdijshme për t’u transformuar dhe për të marrë forma dhe pamje të ndryshme.
Të transformohen gjithmonë e sa më shumë që të mundin.
Këpucët balerinë, tendenca e fundit
Të buta, të këndshme, të lehta dhe mbi të gjithë të rehatshme. Këto janë këpucët balerinë që këtë sezon janë kthyer në tendencë. Për herë të parë ato u shfaqën në fundin e viteve ‘50 nga Brigitte Bardot, por tashmë ato janë rikthyer për të qenë sërish protagoniste të veshjeve tona edhe falë shumëllojshmërisë dhe ngjyrave të këndshme dhe të panumërta. Janë propozime të cilat mund të vishen me çdo lloj veshjeje. Koleksioni i tyre i fundit propozon modele të çdo lloj tipi dhe me gjithë kopsat e kromuara, ajo që ka mbetur e pandryshuar është forma e tyre karakteristike, maja e rrumbullakët. Detajet e vogla, të cilat ndryshojnë nga stilistë të ndryshëm, si kafshë, lule, korale apo edhe stampime shumëngjyrëshe, i kanë kthyer këta aksesorë në të domosdoshëm. Veçoritë e tyre i lejojnë gjithkujt t’i vesh me çdo gjë, paradite me pantallonat alla pinok, xhinse apo funde të shkurtra, dhe në mbrëmje me minifunde apo pantallona të mbushura me lule dhe gurë kristali apo perla.