E Hënë, 2 Nëntor 2026

Teatri rumun, model “politik” dhe për Shqipërinë

27/05/2005  Korçë- Mbrëmjen e së enjtes u ngjit në skenën e Festivalit Ballkanik të Korçës trupa teatrore e "Ariel Teatër" të Rumanisë me komedinë e Karaxhales "Një natë e stuhishme”, e realizuar nga regjisorja e mirënjohur Doina Migleczi. Kjo shfaqje është pritur me mjaft interes nga spektatori korçar. Pjesa luhet në momentin e zgjedhjeve politike në një hapësirë ku zë vend një zdrukthtari e djegur. Njerëzit që ndodhen mbi pjesën e padjegur nga zjarri, kanë etje për të lexuar gazetën dhe për të dëgjuar lajme, ndërsa shpesh

ngatërrohen në mënyrë të çuditshme me djegurinat e zdrukthtarisë.

Regjisorja rumune, Doina Migleczi, thotë se vjen në Korçë pasi ka vënë në skenë dy komedi të Çehovit, ndërsa mendoi paraqitjen në Festivalin e Komedisë, me një pjesë të pastër të fenomeneve rumune.

Me ç’alternativë teatrore vjen në Korçë “Ariel Teatër”?

Ajo që unë besoj se ofron teatri i Rajonit "Ariel", është pikërisht alternativa teatrale për të cilën kemi nevojë në këtë të ashtuquajturin tranzicion. E rëndësishme është të kemi shfaqje sa klasike aq edhe moderne, eksperimentale, konvencionale dhe jo konvencionale. Në përgjithësi, ne kemi 6 shfaqje të reja në vit. Në momentin që kemi ardhur në Korçë, ne kemi vënë në skenë dy komedi të Çehovit, por në festivalin e Korçës menduam të vijmë me një pjesë të pastër rumune, e cila mund të bëhet emblematike (model) edhe për Shqipërinë. Pjesa e Karaxhales është 100% komedi. Megjithatë na ndodh shpesh që të zgjedhim pjesë dramatike, të cilat i mbulojmë me një vello komike.

Cila është filozofia e Karaxhales?

Ajo çka kërkon të thotë autori, do ta lemë të zbulohet nga spektatori. Karaxhale ka qenë person i rëndësishëm në kuptimin politik, sepse të katër komeditë e tij prekin sferën politike të 100 viteve më parë. Karaxhale, në mënyrë krejt të pabesueshme, por edhe të besueshme nga ana tjetër, është kaq shumë aktual. Është vërtetuar se Karaxhale me pjesët e tij komike është aktual jo vetëm për Rumaninë, por edhe për Japoninë, apo Shqipërinë. Jam mjaft e bindur se, pikërisht në këtë moment, kur Shqipëria ndodhet përpara zgjedhjeve, “Një natë e stuhishme” do të jetë tepër aktuale. Spektatori do të ketë rastin të shohë momente politiko-komike në shtjellim të zgjedhjeve. Të lexuarit e gazetës vjen pikërisht në momentin e kësaj situate politike.

ǒmjete regjisoriale janë përzgjedhur për ta sjelle në kohë?

Sipas pikëpamjes time regjisoriale, shfaqjen e kemi ndërtuar nga një situatë komike. Imazhi është klasik, ndërsa modernia ka të bëjë me marrëdhëniet midis personazheve. Një nga personazhet është i ndarë në dysh. Kemi reflektuar komiken e Karaxhales dhe në emër të tij kemi ndërtuar anën regjisoriale.

Cila është hapësira ku luhet “Një natë e stuhishme”?

Hapësira në të cilën luhet pjesa është një zdrukthtari, ku punohet qeresteja (druri) e djegur dhe pjesa luhet mbi atë pjesë që ka mbetur nga djegia. Dekori është një krijim i imi, origjinal, në përputhje me atë që kërkon autori.

Përshtypjet tuaja për spektatorin korçar?

Spektatorët e këtushëm janë të të gjithë skajeve të Botës, po të kemi parasysh trupat teatrore, regjisorët, autorët etj. Ne i adresohemi çdo spektatori, qoftë atij të rrugës, qoftë atij që vjen në teatër. Nëse ne bëjmë shfaqje vetëm për një grup elitarësh, për ata që e kuptojnë teatrin do të thosha se nuk mund të jemi njerëz të teatrit, nuk do të jemi aktorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›