Keq që Kosta nuk u mbrojt, po të tjerët...
Letër e hapur Prokurores së Përgjithshme
Besnik Bakiu*
Zonja Prokurore e Përgjithshme! Ngjarja më shumë se sa e rëndë, që tronditi sigurinë qytetare (vdekja e dëshmitarit denoncues të trafikut të armëve, që lidhet pazgjidhshmërisht edhe me tragjedinë e Gërdecit), nuk ka akoma një variant zyrtar, por vetëm konkluzione paraprake dhe hamendësime. Madje gjasat janë që ky konkluzion të vonohet jo pak. (Kujdes se durimi në kohëzgjatjen e funksionimit të ingranazheve të institucionit tuaj kanë edhe një limit).
Për etikë profesionale (megjithë ç’kam parë e dëgjuar deri tani kam vetëm pikëpyetje), duke dashur të besoj te e keqja më e vogël, ajo e aksidentit automobilistik (“të një rasti të veçantë”) dhe duke neglizhuar koincidencat 4 ditore, (sa shumë në pak ditë!!!) marrja dy herë ne pyetje e zotit Mediu, deklaratat Tuaja në një emision televiziv, mbledhja e Senatit të SHBA, lëvizjet pa miratimin Tuaj e anëtarëve të grupit të hetimit, etj); përsëri ngrihet pyetja: Pse nuk u morën masa mbrojtje për të ndjerin Kosta Trebicka, siç kërkon ligji nr. 9205 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, pasi ai (por edhe shteti) nuk e kishte më të “drejtën” (apo lejonte) kënaqësinë e gjuetisë, apo të humbte jetën aksidentalisht?!, e cila shoqërohet edhe me pyetjen e dytë: Po personat e tjerë të akuzuar apo dëshmitarë të kësaj çështje, a janë të sigurt?
E nderuar zonja Rama, më tragjik është mesazhi që jep kjo vdekje te jo pak qytetar, të cilët (jo për faj të tyre) janë mosbesues ndaj konkluzioneve të organeve shtetërore: hesht se shiko si e pëson; po ashtu me këtë “vdekje” është krimi i organizuar ai që shantazhon shoqërinë shqiptare me plotfuqishmërinë e tij, etj. Pas kësaj vështirë se do të ketë qytetarë për të denoncuar, dëshmuar apo prononcuar kundër të keqes (edhe letërshkruesit i është dhënë një këshillë ë tillë nga jo pak miq e dashamirës).
Zonja Prokurore e Përgjithshme.
Këto ngjarje kanë bashkëshoqëruar reformën e institucionit që Ju drejtoni. Madje është përgatitur edhe një projektligj, i dyshimtë për nga mënyra e hartimit, mungesa e transparencës dhe hartuesit e tij. Për mendimin tim pavarësinë e institucionit e keni Ju personalisht në dorë dhe nuk ka ligj ta cenoj. Pse e them këtë? Sepse veprimet e institucionit tuaj në “hetimin e gjithanshëm, transparent, të paanshëm dhe të papolitizuar të ngjarjes së Gërdecit dhe “vdekjes” së të ndjerit Trebicka”, nulizon gjithë këto tentativa. Të gjithë e dinë se Gërdeci ishte rrjedhojë e babëzisë korruptive dhe ortakllëkut të shtetit, me një grup mafiozësh, që realizonin trafikun e armëve dhe municioneve.
Zonja Rama, po ju drejtohem Juve, pasi “Gërdeci” (të cilit ju shtua çështja Trebicka) është nga ato ngjarje që teston seriozisht nivelin e vetëdijes së një shoqërie dhe për fat të keq tregoi (për mendimin tim), se të gjithë strukturat e tjera të shoqërisë shqiptare (me përjashtim të medias) falimentuan përpara kësaj tragjedie kriminale, që me cinizëm vazhdon të quhet në dokumentet zyrtare të strukturave më të larta shtetërore, “aksident teknologjik”.
Në ngjarje të tillë ka përgjegjësi të ndryshme: morale (por politika shqiptare me përditshmërinë e veprimeve të saj, tregon që moraliteti është mish i huaj për të); politike për të reaguar dhe marr përgjegjësi të besueshme dhe të sinqertë para popullit, për të dëshmuar një politikë moderne, që të lë vend për të shpresuar në të ardhmen (por parlamenti shqiptar akoma nuk po “bind” dot kryeministrin të vijë në interpelancë për këtë ngjarje dhe akoma më keq nuk ka ngritur minimalisht një komision hetimor për ngjarjen); administrative (por asnjë nga institucionet shtetërore përgjegjëse e dështuese, minimalisht nuk ka zhvilluar të paktën formalisht asnjë analizë për këtë ngjarje); penale, e vetmja që na ka ngelur për të shpresuar dhe besuar.
Zonja Prokurore e Përgjithshme, përveç detyrë e sfidë, zbardhjen e tragjedisë e keni edhe mision historik për të mirën e Shqipërisë, të cilin as vet nuk e kishit menduar kur e pranuat si detyrë, “integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike”, i cili varet jo pak nga zbardhja e plotë e kësaj ngjarje.
Zonja Prokurore e Përgjithshme, i bindur se ju do të kryeni me sukses këtë misionin, dua t’ju bëjë disa pyetje publike: Pse Prokuroria nuk filloi menjëherë kryesisht (e drejtë dhe detyrë ligjore) çështjen e trafikut të armëve, kur mediat shqiptare dhe ato të huaj jepnin informacione të bollshme për të ndërmarrë këtë hap procedural nga ana e juaj. Pse u thirr me kaq vonesë në Prokurori zoti Mediu, kur për heqjen e imunitetit të tij nga Kuvendi u harxhuan shumë energji nga politika shqiptare dhe partnerët ndërkombëtar.
Përse nuk merren me cilësinë e të pandehurit të gjithë ata zyrtarë të cilët në kundërshtim me ligjin, në një apo tjetrën mënyrë, me veprime apo mosveprime kanë krijuar kushtet për ndodhjen e kësaj tragjedie.
Pse nuk keni marrë asnjëherë në pyetje si persona në ndjeni, personat nga rrethi i familjarëve e kryeministrit për të cilët media periodikisht jep fakte komprometuese, apo t’i kërkonit vetë kryeministrit të sqaronte pozicionin e vet për Gërdecin.
Në interes pavarësisë Prokurorisë, po Ju bëj edhe dy pyetje të tjera, jashtë Gërdecit: Pse nuk keni filluar asnjë çështje kryesisht për korrupsion, i cili (për fat të keq) është në momentin që nga sistem po kthehet në kulturë.
Pse nuk keni marrë asnjëherë në pyetje zotin Lulëzim Basha, megjithëse me kërkesën tuaj parlamenti ka gati 1 vit, që i ka hequr imunitetin.
Zonja Rama, drejtësia shqiptare, për më tepër organi qendror i akuzës, ka dëshmuar gjatë këtyre 17 vjetëve, se ka qenë nën urdhrat e politikës e të pushtetit, duke mbyllur qindra dosje të rënda krimesh e skandalesh, duke i “groposur” ato, po me urdhër politik, duke mos marrë as në pyetje formale, autorët këtyre skandaleve dhe krimeve.
“I Kam borxh krimit që si vura emër”, thotë poeti (nga të rrallët që i ka vënë në çdo kohë emër krimit), prandaj është misioni juaj për ta zbardhur dosjet “Gërdeci - trafiku i armëve – vdekja Trebicka” dhe mos e lejuar të pësoj fatin e dosjeve të piramidave, tragjedisë së Otrantos, e ngjarjeve të vitit 1997, 1998, aferave marramendëse korruptive etj, etj, etj.
Dosja e Gërdecit për mua (dhe jo vetëm) është nga provat e fundit të shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe drejtësisë në veçanti. Fati e deshi që këtë provë ta përballoni ju Ina Rama shqiptare (jo Silvia Konti e Shqipërisë). Nesër brezat që do të vijnë do të na akuzojnë që nuk i vumë emër krimit.
*Ekspert në çështjet e sigurisë
18 Shtator 2008