Nano kritika ministrave të përgjumur
25/01/2005 Kryeministri Fatos Nano ka shkundur nga letargjia, gjatë analizën vjetore, dikasteret më problematike në institucionin e tij. Nano ka adresuar kritikat e tij në tre ministri, ndërsa ka bërë vërejtje për disa të tjerë. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave, janë cilësuar nga shefi i qeverisë si ministritë që nuk kanë realizuar të ardhurat gjatë vitit 2004. Ndërkohë dhe ministritë e tjera nuk janë vlerësuar me nota të kënaqshme, pasi, sipas Nanos, ka akoma shumë punë për të bërë. Nga kreu i Ekzekutivit është vënë re një moskoordimim mes Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe asaj të Pushtetit Vendor, ku janë vërejtur prapambetje për miratimin e planifikimit urban. Kritika të lehta janë hedhur dhe për Ministrinë e Bujqësisë. Megjithatë nga kritikat kanë shpëtuar Ministria e Energjetikës dhe e Punëve të Jashtme, të cilat duket se kanë qenë krenaria për Kryeministrin Nano. Pavarësisht arritjeve, të cilat Kryeministri i ka prekur me shifra për çdo sektor, nuk ka ngurruar të thekosjë se "Shqipëria mbetet me nivelin më të ulët relativ të të ardhurave, krahasuar me vendet e tjera të rajonit".
Puna dhe Çështjet Sociale
Rezultatet më të ulëta në kabinetin Nano i ka shënuar Ministria e Punës dhe Çështjeve Socilalem drejtuar nga socialdemokrati Engjëll Bejtja. Sipas Nanosm kjo ministri ka realizuar vetëm 37 për qind të investimeve të parashikuara në këtë sektor. Kontributet e dala nga sigurimet shoqërore e shëndetësore kapin shifra shumë të ulëta. Sipas Nanos, "sigurimet nxjerrin rreth 4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke bërë që buxheti i shtetit të transferojë çdo vit shuma të konsiderueshme fondesh për të përballuar nevojat". Ndërsa është vlerësuar se te kjo ministri, buxheti ka qenë dhe më i ulët ndaj, dhe realizimi pritej në këto nivele. Megjithatë, është tërhequr vëmendja për ta pasur në vëmendje.
Financat
Duke paraqitur krahasimet me vitet e mëparshëm, prej të cilëve 2004-a ka qenë më i suksesshëm, Kryeministri lëshoi kritikat për sistemin doganor dhe tatimor. Nano theksoi se "biznesi ka ende mjaft probleme të pazgjidhura, që lidhen me konkurrencën, administratën tatimore, veçanërisht me inspektimet dhe tarifat tatimore, doganat, sistemin e ankimimit dhe atë të zgjidhjes së konflikteve. Bizneset ankohen për numrin e lartë të inspektimeve të gjithëllojshme, mungesën e marrjes në kohë të informacionit, ndryshimin e shpeshtë të kuadrit ligjor dhe rregullues dhe për praktikat korruptive të punonjësve shtetërorë". Ndaj, ai kërkoi të merren masat për një bashkëpunim më real me biznesin.
Arsimi
Reforma në sistemin arsimor në vendin tonë, sipas Nanos, ka rezultuar gjysmak. Kreu i qeverisë tha se "shenjat e analfabetizmit, braktisjes së fshehtë, cilësisë së ulët të mësimdhënies dhe trysnisë për ta kompensuar me kurse plotësuese private, e kurrikulave çorientuese e të paharmonizuara, e mungesës së bazës laboratorike dhe mospërshtatjes me tregun e punës, tashmë janë evidente". Zgjidhja e tyre, ka theksuar Nano, duhet të bëhet urgjentisht. "Tekstet shkollore nuk mund të ngelen peng i tenderave të një grupi miqsh anonimë", është shprehur Nano, pasi kjo po sjell një ulje të punës shkencore ndërkohë që pasojat po i heqin nxënësit dhe mësuesit.
Korrupsioni
Luftën kundër korrupsionit, Kryeministri Nano e ka cilësuar si një luftë, që duhet të zhvillohet me vullneti politik. Sipas tij, "lufta kundër korrupsionit nuk mund të matet me deklarata politike apo klasifikime virtuale e të pabazuara shkencërisht, që lëshohen si tollumbace për interesa politike ose klienteliste. Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik, kapacitete institucionale, ligjore e teknike". Për Kryeministrin Nano, në politikat qeverisëse një rol vendimtar për reformat ka luajtur faktori opozitar, që vepron në vend. Kritikat dhe trysnia e ushtruar nga shoqëria civile, mediat dhe partitë opozitare progresiste, sipas shefit të qeverisë, "kanë orientuar drejt zgjidhjesh optimale të mjaft çështjeve sensitive të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit".