Këqyrim më vonë

Po i pres ndryshimet kushtetuese, e pastaj vendos nëse do të jem kandidat për President. Kuvendi Zgjedhor i PDK’së nuk duhet të mbahet shpejt e shpejt. Diçka pozitive ka ardhur nga marrëveshjet me Serbinë. Qeveria “në masë të mirë” po e zbaton mocionin e Vetëvendosjes. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi flet për Express.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi po e përmbyll këtë vit pa qëndrim nëse do të jetë kandidat i PDK’së për President të Kosovës.
Edhe pse vazhdimisht ka shfaqur ambicie për të udhëhequr Kosovën, Krasniqi ka deklaruar se po i pret ndryshimet kushtetuese për të dalë me një qëndrim. Ai megjithatë ka thënë se vendimin final për këtë do ta marrë pas diskutimeve që do të bëhen brenda partisë.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te Gazetes Express.