Lugina e Preshevës reagon për tarifën doganore

“Me këto tarifa pagesore goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, ngaqë ata kanë nevojë të qarkullojnë mes kufijve Serbi-Kosovë, më shumë sesa serbët kosovarë. Në vend që Kosova për bashkëkombësit e vet të kujdeset që t’ua lehtësojë qarkullimin e lirë, ajo edhe më shumë i shtrëngon ata të integrohen në Serbi, madje edhe të asimilohen kombëtarisht. Si mund ta ruajnë shqiptarët e Kosovës Lindore identitetin, kur atyre u gjobiten paratë në emër të kalimit kufitar, për t’u takuar me të afërmit e tyre, për t’u shkolluar e për të zhvilluar biznes”, thuhet në reagim.
Më tej, theksohet se me këto veprime, Qeveria e Kosovës po e vështirëson komunikimin me vëllezërit e saj në krahun e saj lindor “duke i lënë ata matanë kufirit në mëshirën e ligjeve të Serbisë dhe kamxhikut financiar, nëse hyjnë në shtetin e dytë të tyre amë, Kosovën”.