E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mori ryshfet, prokurori kërkon përjashtimin e gjyqtarit

17/04/2009  Musa Mulkurti, prokurori i Kavajës, kërkoi dje përjashtimin e trupit gjykues të drejtuar nga gjyqtari Altin Abdiu. Sipas kërkesës së bërë për përjashtim nga prokurori, gjyqtari ka treguar njëanshmëri dhe nuk duhet të jetë në drejtim të seancës. Prokurori Musa Mulkurti u pezullua nga detyra dhe pas sqarimit të situatës ai u mor në përgjegjësi penale. Shkak për këtë pezullim janë bërë transmetimi i pamjeve filmike nga emisioni "Fiks Fare" në lidhje me aferën korruptive që kryente prokurori ndaj babait të një të pandehuri. Prokurori është duke u gjykuar për akuzën e "korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe të prokurorëve", e parashikuar në nenin 319, germa "a" e Kodit Penal, që parashikon në rast deklarimin fajtor dënimin e tij nga 5 deri në 10 vjet burg. "Masa e pezullimit nga puna u mor nisur nga emisioni "Fiks Fare" i datës 20 shkurt 2008.

Prokurori është kapur flagrant duke marrë një sasi të madhe parash nga babai i një të pandehuri. Ndërsa ka kundërshtuar në gjykatë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›