E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënim me granatë në zyrën e Tadiçit

Një person i armatosur me dy granata dore u fut në selinë e Presidencës serbe dje dhe kërkoi që çështja e tij gjyqësore të zgjidhej brenda një dite.

Nuk është ende e qartë nëse Presidenti Tadiç ishte në ndërtesë në momentin e incidentit. Policia e identifikoi personin si një biznesmen të falimentuar. Në Presidencë kishte një numër forcash sigurie, kur personi u fut në ndërtesë.

Policët i drejtuan armët dhe negociatorët u përpoqën ta bindnin të dorëzohej. Incidenti ndodhi një ditë pasi zv/presidenti amerikan, Xhozef Bajden, ishte për vizitë në Beograd.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›