E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëfimet e një mafiozeje

17/05/2005  Duke thyer traditën, Cosa Nostra zgjodhi një grua për të bërë kryebosja e krimit. Tani, ajo po hakmerret

Nga njëra anë, ishte Omerta – kodi historik i heshtjes dhe nderi i mafias. Nga ana tjetër, ishin përgjegjësit si nënë dhe mundësia e një jete të kaluar në burg. “Dua të jem pranë fëmijëve të mi”, i tha ajo një prokurori. “Nëse qëndroj në burg, do t’i humbas”

“Kam mësuar se një njeri që ka gjakun tim po bashkëpunon me drejtësinë”, vërejti Leonardo në fillimin e një seance gjyqësore më 19 prill. “E bëjmë lanet, qoftë gjallë, qoftë vdekur. Dhe shpresojmë të ketë vdekur – sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Giuseppina Vitale nuk ishte thjesht një tjetër italiane e fortë mbi taka të larta. Ajo ishte motra njëzetë e ca vjeçare e Leonardos dhe Vitos, princërit me reputacion të mafias siçiliane, Cosa Nostra. Mediat italiane ishin të sigurta se të dy vëllezërit ishin të denjë për pasardhës të mundshëm të vetë “Kumbarit”.

Në 1990, pas “ikjes” të Leonardos, Vito për detyrën vëllazërore dhe e zëvendësoi. Dhe kur Vito përfundoi në burg në vitin 1998, Giusy, siç e thërrasin të motrën, bëri detyrën si motër. Ajo mallkoi dhe pështyu policët – e më pas bëri diçka, të cilën gratë siçiliane nuk duhet ta bëjnë: ajo mori përsipër të udhëhiqte organizatën në vijim të dy vëllezërve të saj. Ose, të paktën kështu pretendon ajo.

Cosa Nostra nuk është saktësisht një bastion i të drejtave të grave. E megjithatë, në një vend i cili nuk ka patur kurrë një presidente, kryeministre apo kryebashkiake të Romës që të jetë grua, Giusy, 33 vjeçe, është e para grua që udhëheq një prej familjeve më të rëndësishme të Cosa Nostra. Sipas të gjithë të dhënave, ajo e bëri shumë mirë punën e saj. Ashtu si “ngjitësit” e korporatave në botën e ligjshme, ajo arriti me mund që të ngjitet nëpër rangjet e mafias, duke filluar si mesazhere e Vitos, duke marrë përsipër detyrat e tij, kur ai shkoi e u fsheh në mesin e viteve nëntëdhjetë dhe, pa kaluar shumë kohë, duke nisur të vendosë për çështje sensitive si për shembull emërimet brenda hierarkisë së mafias dhe, siç pretendon ajo, duke dhënë edhe urdhra – përfshirë një “goditje” kundër një ish-tregtari, të quajtur Salvatore Riina (nuk ka asnjë lidhje me ish-Kumbarin me të njëjtin emër). Kur policia kapi Viton, tashmë Giusy kishte zënë vendin e saj. Megjithatë, koha e saj në majë ishte shumë e shkurtër. Mbretërimi i saj mori fund kur edhe ajo vetë u arrestua më 26 qershor 1998, gjashtë ditë pas vrasjes së Riinas.

Për një farë kohe, ajo ishte modeli i vërtetë i një “mëme të mafias”. Pasi gjykata e dërgoi pas hekurave – e dënuar “për lidhje me mafian” – ajo e kaloi në qetësi dënimin e saj. E liruar në 2002, Giusy u arrestua sërish, vetëm pas pak muajsh, këtë herë nën akuzën e urdhërimit të vrasjes së Riinas. Ashtu si edhe herën e parë, nëna e dy fëmijëve qëndroi e qetë në burg – por vetëm në fillim. Gjatë 18 muajve të ardhshëm, ajo nisi të peshojë të ardhmen e saj. Nga njëra anë, ishte Omerta – kodi historik i heshtjes dhe nderi i mafias. Nga ana tjetër, ishin përgjegjësit si nënë dhe mundësia e një jete të kaluar në burg. “Dua të jem pranë fëmijëve të mi”, i tha ajo një prokurori. “Nëse qëndroj në burg, do t’i humbas”.

Kështuqë, Giusy u bë e para bose femër e penduar e Cosa Nostra – apo informatore. Reagimi i “familjes” nuk ishte aspak pozitiv, për të thënë më të paktën. “Kam mësuar se një njeri që ka gjakun tim po bashkëpunon me drejtësinë”, vërejti Leonardo në fillimin e një seance gjyqësore më 19 prill. “E bëjmë lanet, qoftë gjallë, qoftë vdekur. Dhe shpresojmë të ketë vdekur – sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Giusy nuk është e para grua që kthehet kundër bosëve të mafias italiane. Ajo nuk është as e para mafioze e nivelit të lartë: një tjetër familje e madhe italiane e krimit, më e modernizuara Camorra napoletane prej kohësh ka paguar përdorur anëtare dhe vrasëse femra, madje edhe bose femra. Por Cosa Nostra siçiliane, e cila ka rrënjë më të thella në traditat e jugut të Italisë, i ka mbajtur gratë larg vendimmarrjes.

Kaq i ngulitur është ky shovinizëm historik, saqë disa ekspertë të mafias – natyrisht, të gjithë burra – refuzojnë të besojnë rrëfimet e Giusyt. “Nuk ka as edhe një burrë që do të merrte urdhra nga një grua”, thotë Francesco La Licata, autor i shumë librave mafian siciliane. “Cosa Nostra ka rregulla islamikë; në këtë kuptim ajo është si Al Kaeda”. Teoria e La Licatas është që Giusy ishte thjesht një njeri që kujdesej për të vëllanë e burgosur Vito dhe se ajo po vetëfryhet, me qëllim që gjykatësit t’i ofrojnë një marrëveshje sa më të mirë.

Ndoshta është pikërisht kështu, por ekspertët mbase janë shumë të ngadaltë për të njohur ndryshimet në organizatë. Ana Puglisi, bashkautore e librit “Gratë dhe Mafia” dhe një vëzhguese e Cosa Nostra për gjatë tre dekadave të fundit, thotë se prania e femrës në organizatë është nënvlerësuar. Disa prokurorë në Palermo janë dakord me të. “Ajo udhëhoqi një bandë dhe urdhëroi një vrasje, thotë Puglisi – nuk mjafton kjo për të thënë që ka qenë një bose”? Ironikisht, suksesi i policëve dhe prokurorëve në kapjen e anëtarëve meshkuj të rangjeve të lartë të Cosa Nostra duket se ka hapur më shumë mundësi për mëmat e mafias. “Mafia thjesht u është përshtatur kohërave që ndryshojnë”, thotë Puglisi, edhe pse është dashur më shumë kohë në Siçili për këto ndryshime se në vende të tjerë. “Ka shumë gjasa që të shohim gjithnjë e më shumë bosa me funde”.

Sa për Giusyn, ajo ka nisur tashmë një program të mbrojtjes së dëshmitarëve, bashkë me dy djemtë e saj adoleshentë. Këtë javën ajo do të rikthehet në gjykatë për të parashtruar versionin e saj, duke ritreguar, mes shumë të tjerave, të gjithë rrjetin e marrëveshjeve të fshehta mes mafiozëve dhe politikanëve. Ajo ka rrëfyer gjithashtu në lidhje me krime të ndryshëm, përfshirë vrasjen e Riinas. Dëshmia e saj ka shkaktuar tashmë arrestimin e tetë anëtarëve të mëdhenj të mafias.

Informacionet e saj mund të sjellin të tjera zhvillime të rëndësishme. Giusy ka folur për takime të fshehtë me Kumbarin, Bernardo Provenzano, të cilin autoritetet nuk e kanë parë prej 42 vitesh. Giusy thotë se kishte shkuar në takim së bashku me vëllezërit e saj. Kumbari kishte ardhur i maskuar si një peshkop vendas, hipur në një makinën që e ngiste një shofern i cili nuk kish probleme të kalonte nëpër postblloqet policore të qytetit. Por Giusy nuk u lejua të marrë pjesë në takim, thotë ajo – sepse ishte grua. Do të ishte vërtet ironi, nëse kjo do të kish qenë arsyeja që e nxiti, së bashku me dy djemtë, që të kthehej kundër familjes. Gjithsesi, njeriu që e zëvendësoi atë, një burrë i quajtur Michele Seidita, është arrestuar edhe ai. Edhe ai, gjithashtu, është tashmë një “i penduar”.

Cosa Nostra: Struktura

Për njohuritë kryesore mbi organizimin e mafias siçiliane të gjithë i detyrohen Giovanni Falcones, i pari prokuror italiann që u përball seriozisht dhe suksesshëm me mafian.

Cosa Nostra është e organizuar në familjen ku të gjithë anëtarët (sot afro 5000) njihen mes tyre, të udhëhequr nga një kryefamiljar: çdo familje kontrollon një territor të përcaktuar qartë, i cili më pas ndahet në zona, secila prej të cilave administrohet nga një bos më i vogël. Çdo kryefamiljar përfaqëson familjen e tij në kupolë, një organ kolegjial që drejton Cosa Nostran. Në vitet e fundit, pas riorganizimit që u krye si pasojë e goditjeve të fuqishme nga ana e forcave italiane të rendit, struktura, e cila ishte tashmë shumë e thjeshtë u thjeshtësua edhe më shumë, dhe u bë më pak e lokalizuar: hipoteza është që familjet e reja të Cosa Nostra përbëhen më shumë nga funksioni sesa nga territori.

Strategjia kriminale e Cosa Nostra është e dyfishtë: nga njëra anë kërkon të garantojë kontrollin e territorit që drejton, përmes një detyrimi fiskal ndaj veprimtarive tregtare dhe industriale të zonës si dhe ndëshkimin e shopejtë dhe të ashpër të kujtdo që i kundërvihet kushteve të saj, ndërkohë që nga ana tjetër kërkon të korruptojë pushtetin politik dhe funksionarët e shtetit përmes ofertave në para dhe vota, me qëllim që të krijojë brenda sistemit një pikë mbështetje, të cilën ta përdorë në avantazh të vet. Kjo lëvizje e dyfishtë u lejon mafiozëve që të përballen me çdo armik, qoftë nga malavita, qoftë institucional, nga një pozitë e fortë, të sigurtë që në çdo rast kanë një strehë të mbrojtur dhe miq se ku të shkojnë: nganjëherë shfrytëzojnë edhe vetë forcat e shtetit.

Cosa Nostra fiton 8.005 milionë euro në vit nga trafiku i drogës, 2.841 milionë nga krimet e lidhur me sipërmarrjet, 176 milionë nga prostitucioni, 1.549 milionë nga trafiku i armëve etj. Në total, një xhiro vjetore prej 13 miliardë dollarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›