Kërcënohet familja e vajzës: Hiqni denoncimin për mjekun
Kërcënohen familjarët e 17-vjeçares Matilda Petriti. Dhjetë ditë pasi adoleshentja ndërroi jetë si pasojë e gabimit të mjekëve gjatë operimit të bajameve, njerëzit e saj ndihen të rrezikuar.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Persona të panjohur kanë telefonuar me numër të fshehur në celularin e dajës së Matildës, duke përcjellë kërcënimin për të tërhequr denoncimin për mjekun që kreu operacionin, Xhevahir Hoxhallari. Dje në mëngjes, familjarët e Matildës i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, ku kanë kërkuar sigurimin e jetës së tyre. Ata kanë deklaruar se ditët e fundit kanë marrë dy telefonata, nëpërmjet të cilave u kërkohej që të tërheqin denoncimin për mjekun. Këto telefonata kanë krijuar alarm jo vetëm për familjen, por edhe për të afërmit e tyre, një pjesë e të cilëve nuk janë larguar ende nga shtëpia e familjes Petriti, pasi ngushëllojnë prindërit e saj. Situatën e krijuar pas dy telefonatave kërcënuese, e ka përcjellë në media daja i Matildës, Luan Adili. Kanosja, sipas tij, ka qenë serioze. Telefonatat për familjen Petriti erdhën fill pas publikimit të pretendimeve të prindërve të vajzës së vdekur ndaj mjekut kirurg për operacion të gabuar dhe për moskujdesje të mjaftueshme prej tij pas operacionit të pacientes. Sipas prindërve dhe dajës së Matildës, kërcënimet vijnë prej njerëzve të mjekut, sepse edhe kërkesa që bëhet është në interes të tërheqjes së denoncimit për të dhe për ta shpëtuar nga dënimi i mundshëm. Luani, që siç është shprehur gjatë kontaktit me median, ka ndjekur nga afër gjithë ecurinë e operimit dhe të kurimit të mbesës së tij Matilda Petrit, është kërcënuar për herë të parë në mbrëmjen e së mërkurës. Në telefonin celular personal atij i është dhënë ultimatumi për tërheqje të denoncimit të familjes Petriti. Mandej i është bërë presion, duke e kërcënuar me jetën e familjes në rast se të afërmit e viktimës insistojnë në denoncimin e nisur prej tyre. Mes të tjerash, daja i vajzës është shprehur: "Këto telefonata erdhën pas denoncimit tonë për mjekun. Personi që fliste me mua ishte i panjohur në zë dhe nuk pranoi të identifikohej gjatë gjithë bisedës kërcënuese të tij. Ai më tha se në rast se nuk heqim denoncimin, do të kalojnë në vrasje. 'Do t'ju zhdukim si familje!', u shpreh kërcënuesi. Nisur nga kërkesa që na bëhet me kërcënim dhe ultimatum, kemi mendimin se janë njerëz të mjekut. Të alarmuar nga këto telefonata, i kërkuam ndihmë policisë dhe meqë kërcënimet më të ashpra kanë ardhur nëpërmjet telefonit tim celular, isha unë që firmosa edhe denoncimin", ka përfunduar daja. Ndërsa prindërit e Matildës, që mbështesin qëndrimin e Luanit, përsërisin mendimin e tyre se ka qenë vdekja e vajzës nga pakujdesia e mjekut ajo që i ka bindur se ai është fajtor dhe se duhet të ndëshkohet. Mjeku, sipas tyre, ka gabuar në operacion dhe mandej është treguar indiferent dhe i pakujdesshëm gjatë gjithë kohës që vajza 17-vjeçare ishte me hemorragji. "Ne nuk do të tërhiqemi nga denoncimi ynë! Kërkojmë që t'i shkohet deri në fund zbardhjes së plotë të së vërtetës mbi vdekjen e Matildës", është shprehur dje babai i vajzës.