E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga doganierit, kaloi arra kontrabandë

QAFE-THANE - Bllokohen arra kontrabandë në kufi me Maqedoninë. Kalimi i 8 kv fruta të thata pa shlyer detyrimet i ka kushtuar prangat një doganieri të Qafë-Thanës dhe tregtarit të tyre.

Duke u gdhirë dita e djeshme prej policisë së Rrethit të Pogradecit është bllokuar një autoveturë e ngarkuar me arra të qëruara, pasi tregtari që i transportonte nuk kishte asnjë dokument për shlyerjen e detyrimit doganor. Hetimet janë shtrirë deri në doganën e Qafë-Thanës, nga ku kaloi malli, duke vënë në pranga doganierin e turnit, Sokol Balën, 49 vjeç dhe drejtuesin e mjetit, 43-vjecarin R.J. Ata janë akuzuar për konsumimin e veprave penale të kontrabandës me mallra të tjera dhe kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore. Në bazë të ligjit, pronari i mallit duhej të derdhte në arkën e shtetit shumën prej 2 mijë eurosh. j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›