E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuma minimale mujore e kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit është 4 497 lekë

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Ndryshon masa e kontributit për pension për shtetasit e vetëpunësuar. Dje me vendim të Këshillit të Ministrave janë miratuar ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Në këtë ligj ndryshimet e bëra përfshihen kryesisht kategoria e persona të vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante. Shuma minimale mujore e kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 4 497 (katër mijë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë. Në bazë këtij vendimi, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 80 600 (tetëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekë.”.
Shpërndarja e kontributeve
Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, të jetë 7% e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 128 (një mijë e njëqind e njëzet e tetë) lekë. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarin, duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 27.9% e pagës bruto mujore, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 16.7% dhe pjesa e të punësuarit 11.2%. Kontributet llogariten nga punëdhënësi, mbi pagën bruto, të përcaktuar në këtë vendim. Ai mban nga paga e punëtorit 9.5%, për sigurim shoqëror, dhe 1.7%, për sigurim shëndetësor, dhe, së bashku me pjesën e tij 15% të pagës, për sigurim shoqëror, dhe 1.7% të pagës, për sigurim shëndetësor, e deklaron dhe e paguan në llogarinë bankare, të përcaktuar për kontributet.
Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 26.7% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 15.6% dhe pjesa e të punësuarit 11.1%, por jo më pak se niveli minimal i pagës bruto, të përcaktuar për llogaritjen e kontributit. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 1 javë, duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 3.7.% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 2% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se niveli minimal i pagës mujore, të përcaktuar për llogaritjen e kontributit.
I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30% (23%, sigurim shoqëror, dhe 7% sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale, prej 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekësh, të barabartë me 4 836 (katër mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë në muaj. Këta persona llogarisin kontributet për vete dhe për pjesëtarët e familjes, që nuk trajtohen me pagë, dhe i paguajnë në llogarinë bankare, të përcaktuar për kontributet.
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së vet, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind sigurim shoqëror dhe 7 për qind sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e nëjqind e njëzet) lekësh, e barabartë me 4 836 (katër mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
Personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, sipas përcaktimeve në këtë vendim, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë.
Personat mbi 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia, që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.5.2009 e në vazhdim, të paguajnë kontrubut vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 7 për qind të pagës mujore minimale, prej 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekësh.
Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 14 400 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 9 360 (nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë.
Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, sipas përcaktimit në shkronjën “g”, të pikës 1, të këtij vendimi, të jetë 1 200 (një mijë e dyqind) lekë në muaj.
Kontributi i detyrueshëm për aksidente dhe sëmundje profesionale, për kohën e formimit profesional, të personave të punësuar në subjekte, që punojnë me material të porositësit, të jetë 0,3 për qind e pagës bruto minimale, dhe paguhet totalisht nga punëdhënësi.”.
Shuma bazë e përfitimeve
Shuma bazë e përfitimit nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 10 276 (dhjetë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj. Sshuma e përfitimit, për personat, që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e masës së pensionit, të përcaktuar në paragrafin e parë, të këtij neni, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, është 6 344 (gjashtë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj. Shuma bazë e përfitimit për gratë, të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, është 6 344 (gjashtë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj.”.

Tabela
Kontributi minimal mujor, sipas degëve të sigurimit, të jetë:
% në lekë
Dega e sigurimit të sëmundjeve 0.3 48;

Dega e sigurimit të barrëlindjeve 1.4 226;

Dega e sigurimit të pensioneve 21.6 3 482;

Dega e sigurimit të aksidenteve

dhe sëmundjeve profesionale 0.3 48;

Dega e sigurimit të papunësisë 0.9 145;

Sigurimet shëndetësore 3.4 548;
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›