Kërcënohet në telefon Rudina Xhunga
02/12/2004 Rudina Xhunga kërcënohet me anë të mesazheve nga një skizofren. Mbrëmjen e së mërkurës, policia shoqëroi në Komisariatin nr.2, Gjolek Hysenin nga Kalivaçi i Tepelenës. Prej një periudhe afro 1-mujore, 32-vjeçari kishte kërcënuar 2 herë gazetaren e "Shqip"-it. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë, pasi u konstatua se vuante nga skizofrenia e shkallës së rëndë.
Kërcënimi
I paftuari i romanit "Preja e një martese të lodhur" të Rudina Xhungës, nuk është më një personazh i trilluar. Anipse nuk ia kishte idenë e asaj që po bënte, Gjolek Hyseni nga Kalivaçi i Tepelenës, i ofroi gazetares së "Top Chanel" frikën e vërtetë të komunikimit me një anonimat. Nëse personazhi i librit mjaftohej vetëm me biseda që lidheshin me intimitetet e bukuroshes së ekranit, 32-vjeçari tentoi të shkonte dhe më tej. "Do të vras. Ti nuk do të jetosh më. Zgjidh vdekjen tënde...". Këto dhe fjalë të tjera me natyrë kërcënuese iu servirën drejtueses së "Shqip" në 2 mesazhe të dërguara nga një numër i panjohur. Burime policore bëjnë të ditur se i pari mbërriti në celularin e Xhungës afro 1 muaj më parë. Në fillim, ajo nuk i kishte kushtuar aspak rëndësi, duke menduar se mund të ishte thjesht një lojë e miqve të saj për të hequr një paralele mes librit dhe realitetit. Por, kur pak ditë më pas mbërriti një i dytë nga i njëjti numër, Rudina Xhunga vendosi të mos besonte se po jetonte një lojë. Të shumta qenë gjasat që ajo kishte tërhequr vëmendjen e një maniaku që lajmëronte dhe kërkonte eliminimin e saj fizik. Denoncimi në polici ishte rruga që ndoqi Xhunga për të zgjidhur problemin. Një bashkëpunim i frytshëm mes forcave blu dhe kompanisë celulare AMC, abonent i së cilës ishte kërcënuesi, u arrit të lokalizohej vendi nga ku dërgoheshin mesazhet. Ai ishte në rrezen e antenës celulare të vendosur në një fshat të Tepelenës. Kalivaçi ishte vendi ku buronin kërcënimet. Një punë e shkurtër operative në zonë dhe gjithçka mori fund.
Shoqërimi
Gjolek Hysenit as që ia merrte mendja se teknologjia do të arrinte zbulimin e adresës së tij. Teksa qëndronte i qetë në shtëpinë e tij në Kalivaç të Tepelenës, ai e pa veten të rrethuar nga forca të shumta policore. E kishin zbuluar. Pak minuta më pas, 32-vjeçari u përcoll në Tiranë, në Komisariatin nr.2. Të njëjtat burime nga policia sakëtsojnë se skizofreni e kishte mohuar akuzën gjatë seancave pyetësore. Ai pretendonte se nuk e kishte numrin e Rudina Xhungës dhe nuk i shkonte ndërmend ta ngacmonte, e jo më ta kërcënonte. Por celulari ishte ai që e tradhtoi. Numri i gazetares rezultonte të ishte në rubrikën përkatëse në telefonin e kërcënuesit. Kur vërejti se nuk mund të mbrohej duke mohuar, Gjolek Hyseni pranoi gjithçka. "E bëra thjesht për lojë. Nuk kisha menduar se një VIP frikësohet nga mesazhet. Nuk kisha si qëllim ta vrisja e as t'i bëja keq. Doja vetëm të trembej dhe të vuante pak. Unë nuk e kam takuar asnjëherë dhe, madje as nuk e kam parë. Kur më ra në duar numri i saj mendova të luaj pak", dëshmoi para grupit hetimor Hyseni. Burimet shtojnë se 32-vjeçari nga Kalivaçi do ta kishte pësuar keq, nëse nuk do të zbulohej shpejt se ai vuante mendërisht. Që në pamje të parë, ai të krijonte përshtypjen e një të sëmuri psikik. Më tej, kur bisedoje me të, dyshimet përligjeshin. Vizita e mjekut si dhe verifikimet në spitalin nr.5 qenë shpëtimtare për Gjolek Hysenin. Pas disa orë shoqërimi në dhomat e Komisariatit nr.2, ai u la i lirë. Grupi hetimor vendosi që dosja t'i kalonte doemos Prokurorisë, por skizofreni të ndiqej në gjendje të lirë.