E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria: Çdo javë dy vetëvrasje në kryeqytet

02/12/2004  TIRANË –Në dokumentacionin zyrës së Regjistrit Penal të Prokurorisë së kryeqytetit, fshihet një fakt më shumë se alarmant. Sipas materialeve të dërguara aty nga policia çdo ditë, në një javë në Tiranë vrasin veten të paktën dy persona. Shkaqet janë të ndryshme, ndërsa përfundimi i njëjtë. Persona të dëshpëruar nga gjendja e rëndë ekonomike, të rinj të stresuar nga provimet e vështira apo nga një petagog i mërzitshëm dhe të pasur që nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre dhe frikësohen se do ti humbasin ato. Këto janë pjesa më e madhe e vetëvrasjeve të skeduara nga policia e kryeqytetit, në Tiranë dhe rrethinat e saj.

Alarmi

Në Prokurorinë e Tiranës, vetëm gjatë dy javëve të para të muajit nëntor të këtij viti, janë regjistruar 13 raste të vetëvrasjeve, të cilat kanë ndodhur në Qarkun e Tiranës. Për të gjitha këto ngjarje, policia ka kryer hetimet e para dhe sipas procedurës materiali ka përfunduar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Burimet nga Prokuroria, thanë se kjo shofër e vetëvrasjeve nuk ka qenë e tillë më parë, por statistikat nuk kanë ndryshuar shumë. Në mënyrë të përshpejtuar rastet e vetëvrasjeve janë rritur kohët e fundit.

Shkaqet

Sipas hetimeve të kryera për rastet e vetëvrasjeve, numri më i madh i viktimave njiheshin si persona të paarsimuar. Kjo në dokumentacionin e vetëvrasjeve, shoqërohet edhe me gjendje ekonomike të rëndë dhe probleme të theksuara sociale. Prokurorët shprehen të shqetësuar për disa raste të vetëvrasjes së personave në gjendje të mirë financiare të cilët janë njohur si aktive në profesionin e tyre. Depresioni i thellë priqik (momental) shihet edhe si shkaku që i detyron viktimat ti japin fund jetës së tyre.

VETEVRASJET

5 Korrik 2004

Elvira Aliko, e bija 20 vjecare e kryetarit te komunes Lazarat ne Gjirokaster, i dha fund jetes me pistoleten e te atit, pasi mesoi se kishte humbur provimet duke rrezikuar perseritjen e vitit te trete.

Adoleshentja

A.H., nxënëse e vitit të tretë të shkollës së mesme "Ismail Qemali", është gjetur me damarët të prerë në banesën e saj në bulevardin "Zhan d'Ark", pranë Bërrylit në Tiranë. Sipas familjarëve, ka qenë sedra e sëmurë e adoleshentes simpatike që e ka çuar atë në këtë veprim

4 maj 2004

16 vjecari Alban Llazi është vetëvrarë në shtëpinë e tij. Ai i ka dhënë fund jetës, duke goditur veten në ballë me një pushkë të tipit karabine. Vdekja ka qene e menjehershme. Ngjarja ndodhi në rrugën "Don Bosko" në Tiranë

29 tetor 2004

Sanije Bulaj, 51 vjece, nënë e tre fëmijëve, kryen vetevrasjen. Ajo ka futur duart në një prizë të prishur korenti duke gjetur vdekjen në pak çaste. Në dhomën ngjitur kanë qenë dy vajzat të cilat janë lemierisur nga klithmat e nënës që jepte shpirt. Shkak për tragjedinë është bërë vdekja e te birit 18-vjecar Arturit, edhe ai nga korenti

11 maj 2003

Ora 11.00, në konviktin e Universitetit "Aleksander Xhuvani" ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët e dorës, pas një grindje me të motrën studentja Eleonora Albert Lamçja, 21 vjeçe, banuese nw Pirg-Korçe

14 shtator 2004

Ervina Gjura, 19 vjeçe, lindur dhe banuese në Lushnje, është gjetur në një nga dhomat e banesës së saj, e vdekur, pasi kishte pirë kokrra fotoksine të cilat i kishin shkaktuar vdekje të shpejtë. Vajza 19 vjeçare e kreu aktin e vetëvrasjes në kushte të gjendjes depresive, për shkak të mosmarrëveshjeve me një person me të cilin kishte krijuar një lidhje dhe që prej kohësh ka shkuar emigrant në Itali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›