Pedagoge e mjeke ne greve
01/12/2004 Nëse nuk rriten 50 për qind pagat e mjekëve, më datën 15 dhjetor shëndetësia në grevë pa afat
Pedagogë e mjekë në grevë
Profesorët vazhdojnë grevën pa afat, ndërsa mjekët lënë punën 1 orë
Denisa Xhoga
Pedagogët vazhdojnë grevën pa afat, derisa të shohin të zezë mbi të bardhë plotësimin e kërkesave të tyre. Bashkë me ta në një grevë njëorëshe janë përfshirë edhe mjekët, në një grevë paralajmëruese. Në takimin e fundit me ministrin e Shtetit, Marko Bello, që është dhe kryetari i grupit ndërministror, u la që të bëhet një projektvendim, nga një tjetër komision, këtë herë i kryesuar nga zëvendëskryeministri Namik Dokle. Ky projektvendim do të sjellë ndryshime të menjëhershme dhe derisa të hartohet ky projektvendim, nuk do të ketë ndërprerje të grevës. Pedagogët i kanë paraqitur grupit ndërministror edhe njëherë kërkesat e tyre, mbi të cilat kanë dialoguar gjatë. “U diskutua për të gjitha kërkesat tona, si për autonominë financiare, rritjen e pagave, duke nisur nga ato të asistentë pedagogëve dhe administratës, investimet në infrastrukturën universitare, kartën e studentit.
Ky komision ka shqyrtuar edhe kërkesat e mjekëve, të cilët kërkojnë rritje pagash 50 për qind dhe rritjen e premtuar 8 për qind brenda këtij viti. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen në fund të këtij 15-ditëshi, ditën e rrogës, ata do të hidhen në një grevë pa afat. “Ne do të zhvillojmë grevë pa afat më datën 15 dhjetor, nëse s’merret parasysh kërkesa jonë që është mëse e arsyeshme”, thotë Sabri Skënderi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mjekëve.
Dy ditë më parë, grupi ndërministror, kryesuar nga Bello, ka përgatitur një material mbi kërkesat e pedagogëve dhe mjekëve. Ishte një memo me konkluzionet e takimit të fundit që patëm. Ky material i është paraqitur edhe Kryeministrit Fatos Nano. Në këtë memo është shënuar se reformat që kërkojnë pedagogët janë të drejta edhe autonomia financiare është e drejtë, si dhe pagat duhet të rriten. “Jemi njoftuar se dhe Kryeministri Nano ka qenë dakord me këtë memo, të paraqitur nga grupi ndërministror. Tashmë pritet që të ngrihet një grup tjetër, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Namik Dokle, që të përcaktojë se sa do të jetë buxheti për arsimin, sa do të jetë rritja e pagave, se ç’vend do të zënë në piramidën e pagave të punonjësve buxhetorë, pedagogët”, thotë Hoxha. Sipas tij, kur të jetë përgatitur edhe ky projektvendim dhe të bien dakord me zgjidhjet që kanë propozuar anëtarët e këtij grupi, pedagogët do të vendosin që të lënë grevën dhe të nisin mësimin.
Universiteti i Korçës rinis grevën
Pasi kanë kaluar disa ditë pushimi larg diskutimeve për shkollën, pedagogët dhe studentët e Universitetit “Fan.Noli” të Korçës, i janë rikthyer përsëri grevës së tyre. Si një mbështetje dhe sensibilizim që bëhet nga ky universitet për atë Politeknik dhe shumë fakultete të tjera të Tiranës, është menduar që edhe këtu të bëhet e mundur vazhdimi i grevës deri në një afat të pacaktuar. Zëvendësrektorja e këtij Universiteti, Evri Pepo, thekson se nuk do bëhet asnjë ndryshm nga ajo që është planifikuar në një mbledhje të bërë dje. Pedagogët nga ana tjetër kanë dhënë fjalën se të gjithë studentët nuk do të kenë probleme me sezonin e tyre të provimeve. Ata kanë dhënë garancinë se nuk do të rrezikojnë për provime studentët dhe në të njëjtën kohë edhe punën e tyre.
E. Myrtezai
Tiranë, plotësohen hartat e
banimit të votuesve
Përfundoi plotësimi i hartave dhe numërimi i ndërtesave që i përkasin çdo qendre votimi. “Në ndihmesë të kësaj Bashkia e Tiranës solli të dhënat më të fundit që dispononte Instituti Gjeografik i Ushtrisë dhe një shoqëri tjetër private e specializuar”, tha Mimi Kodheli, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Bashkia, nëpërmjet grupit të saj të punës të përbërë nga 24 specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës, të organizuar në grupe për çdo njësi bashkiake, realizoi në një kohë rekord, brenda 24 orëve, kur ligji kërkonte pesë ditë, numërimin e ndërtesave në hartat që i përkasin çdo qendre votimi. Duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm një proces, për të cilin po punon, si politika vendase ashtu edhe komuniteti ndërkombëtar, siç është procesi zgjedhor 2005, Bashkia e Tiranës dhe Njësitë Bashkiake të kryeqytetit janë vënë në pararojë të punës për verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve, tha ajo.
Lidhur me procedurat që kanë të bëjnë me këtë proces, Bashkia e Tiranës kishte filluar punën për përgatitjen e materialeve që vijnë në ndihmë të tij qysh para daljes së Ligjit 9296, dt. 21.10.2004, me qëllim krijimin e sistemit të adresave, nismë kjo e Ministrisë së Pushtetit Vendor e Decentralizimit.
Ndërkohë janë njësitë bashkiake, ato që duhet të përpunojnë hartat ndërsa Zyra e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës do të merrej vetëm me procesin e numërimit të ndërtesave, duke parë rëndësinë e këtij procesi, Bashkia ka asistuar dhe stimuluar në mënyre sistematike atë. Fillimisht, referuar të dhënave e materialeve jo të plota që disponoheshin nga Bashkia e Tiranës dhe Njësitë Bashkiake, lindi nevoja e bashkëpunimit me partnerë të specializuar, të cilët po e mbështesin fuqimisht këtë proces, siç janë IFES, Gis-Albania, Instituti Gjeografik i Ushtrisë etj. Në këtë kuadër, IFES bashkë me shoqërinë e specializuar GIS-Albania të kontraktuar prej saj, ka bashkëpunuar ngushtësisht me Njësitë Bashkiake për azhornimin me të dhenat dixhitale ajrore deri në vitin 2001, të territorit nën juridiksionin e çdo njësie.