E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku, dosje 6000 faqesh, për bossin kosovar Gashi

02/12/2004  Prokurorja çeke në qytetin Plzen, padit bossin kosovar të drogës. Hetuesja kryesore e çështjes ka thënë se me gjithë përpjekjet e mafias që ta pengojnë ngritjen e akuzës më 27 nëntor, dosja tashmë ndodhet në Gjykatë. Akuzat kundër grupit të Faton Gashit bëjnë fjalë për 18 raste të trafikimit të narkotikëve nëpërmjet Çekisë për në Perëndim. Në këtë linjë të narkotrafikut janë të implikuar shqiptarë nga Kosova, bashkëpunëtorë të Faton Gashit. Sipas prokurores çeke Brazdova e cila po heton çështjen dosja penale ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka 6000 faqe. Falë padisë, gjykata ka kërkuar ta mbajë edhe dy vite në burgun e hetuesisë, kosovarin Faton Gashi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›