Kërcënoi nënën me granatë, i plas në dorë
Një ngjarje e rëndë që u ngjan atyre të kamikazëve ka ndodhur në qytetin e Lezhës.
LEZHE / ROLAND NIKOLLI
40-vjeçari Genc Gjinaj, në tentativë për të kërcënuar nënën e tij me një granatë, shndërroi gjithçka në tragjedi. Ngjarja ndodhi në lagjen "Frutikulturë", mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:45, kur nga pakujdesia granata shpërtheu. Babai i katër fëmijëve është kthyer i dehur në shtëpi dhe për këtë shkak ka marrë vërejtjet e së ëmës, Marije Gjinaj, e cila tashmë ndodhet në rrezik për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja e ka zanafillën nga një zënkë e nënës me të birin, për pijet e tepruara të tij, dhe oraret e vona në të cilat ai kthehej në shtëpi. Sapo ka nisur debati në familje, Genc Gjinaj, i cili ishte i pirë, ka marrë një granatë mësymëse, të cilën e mbante pa leje dhe i ka hequr siguresën duke kërcënuar nënën e tij se do ta vriste. Por një pakujdesi i momentit kthen gjithçka në tragjedi për familjen Gjinaj. Sipas policisë, e cila tashmë është duke ndërtuar edhe mekanizmin e kësaj ngjarjeje, 40-vjeçarit i ka rënë granata nga dora nga pakujdesia, por edhe si pasojë e gjendjes së tij të dehur. Shpërthimi i granatës ishte shumë i fortë, aq sa ka marrë menjëherë jetën e Gjinaj dhe ka plagosur rëndë nënën e tij, e cila është gjendur vetëm pak metra larg tij. Fqinjët, të alarmuar nga shpërthimi mbërritën në vendin e ngjarjes, duke çuar urgjent në spitalin e Lezhës të plagosurën. Më pas, nëna e plagosur është transportuar për në spitalin ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej. Mjekët e Lezhës të cilët i dhanë ndihmën e parë të moshuarës pohuan se "Maria kishte djegie shumë të madhe dhe është shumë i vështirë shpëtimi i saj. Për këtë arsye ne nuk e mbajtëm në spitalin tonë, por e çuam tek ushtaraku në Tiranë për një trajtim më të specializuar".
Pas ngjarjes, policia e Lezhës, rrethoi vendin për të shmangur ndonjë tragjedi tjetër të mundshme. Policia dyshonte se viktima në momentin që kishte rënë përmbys, kishte pasur edhe një granatë tjetër. Nëse do të tërhiqej kufoma, mundej të kishte një shpërthim të dytë, duke rrezikuar jo vetëm copëtimin e trupit, por edhe jetën e forcave të policisë. Për këtë shkak, janë dashur specialistë të forcave speciale e xheniere të ardhura që nga Tirana për të ndërhyrë. Dje rreth orës 10:00 policia bëri të mundur lëvizjen e trupit dhe nxjerrjen nga banesa e shkatërruar. Të afërmit e viktimës pohuan se katër fëmijët dhe gruaja e të ndjerit jetojnë në Greqi. Ai jetonte vetëm me të ëmën në një shtëpi të marrë me qira. Bashkëshortja e Gjinaj kishte parapëlqyer të jetonte larg të shoqit, pikërisht për shkak se ai ishte i alkoolizuar. Dje, pritej të mbërrinin nga emigracioni familja e 40-vjeçarit për t'i dhënë atij lamtumirën e fundit. Banorët e viktimës pohuan se, kanë dëgjuar një shpërthim shumë të fortë në kohën kur ata ishin gati në të fjetur.
Mjekët nuk japin ende shpresë për jetën: Eshtë djegur 50 %
Mjekët e Spitalit Ushtarak nuk japin shpresa për jetën e 65-vjecares, Marie Gjinaj. E plagosura u transportua nga Lezha për shkak se mjekët e këtij spitali nuk e morën përsipër jetën e saj. Viktima ndodhet në pavijonin e Djegieve në këtë spital dhe po lufton me vdekjen. Të afërmit e 65-vjecares thanë se ajo ende nuk ka dhënë asnjë shenje jete, e për pasojë, ende nuk e ka mësuar lajmin e kobshëm se, djali i saj kishte vdekur. Mjekët e reaminacionit thanë se gruaja ka djegie të shkallës së rëndë. Rreth 50 për qind e fytyrës i është djegur, gjithashtu, plagë tepër të rënda i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të granatës, edhe në pjesë të tjera të trupit, sidomos në gjymtyrë. "Po bëjmë të pamundurën për t'i shpëtuar jetën, por duhet thënë se djegia është në shkallë tepër të lartë dhe gjendja e pacientes është e rëndë", tha mjeku i Spitalit Ushtarak, i cili po mjekon plagët e të moshuarës. Të afërmit e saj presin të marrin një sinjal nga bluzat e bardha, që të paktën rreziku për jetën ka kaluar. Por megjithëse ata kanë pritur me orë të tëra para derës së pavijonit, sërish mjekët nuk konfirmojnë se 65-vjeçarja ka kaluar rrezikun.