Rrugët e reja, debat mes ministrive
Financimi i rrugëve të reja ka ngjallur debate mes Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Financave.
Fabiola Çela
Duke qenë se projektet për ndërtimin e rrugëve marrin pjesën më të madhe të parave nga buxheti i shtetit, Financat i kanë kërkuar Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT) që t'i japë këto rrugë me koncesion. Në këtë mënyrë buxhetit të shtetit do t'i kurseheshin goxha para. Por, sipas drejtuesve të MPPTT-së, kompanitë e huaja kanë qenë të interesuara për të ndërtuar rrugë dytësore dhe jo akset kryesore rrugore.
Debati
Sipas draftstrategjisë sektoriale të transportit, deri në fund të vitit 2013 qeveria ka në plan të ndërtojë një sërë rrugësh të reja, projekte, të cilat kërkojnë shumë para nga buxheti i shtetit. Lidhur me këto projekte, Ministria e Financave i ka kërkuar asaj të Transporteve, që të ketë një afat kohor të përcaktuar për të gjitha projektet rrugore si p.sh., korridoret veri-jug dhe lindje-perëndim, madje Financat kanë kërkuar që të ketë një përcaktim të qartë nëse këto projekte rrugore, që kërkojnë financim nga buxheti i shtetit mund të përfundojnë vërtet në kohë apo jo. Por sipas drejtuesve të MPPTT-së, për infrastrukturën rrugore afatet kohore të ndërtimit të korridoreve rrugore lindje-perëndim dhe veri-jug, përfshirë dhe rrjetin kryesor rajonal, nuk mund të përcaktohen sepse realizimi i tyre është një proces, gjatë të cilit financimet alokohen sipas volumit të trafikut, progresit teknologjik në industrinë e transportit dhe progresit rajonal në tërësi. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Financave, duhet të shikohet mundësia e dhënies me koncesion të ndërtimit të disa rrugëve nacionale të sektorit privat, gjë e cila do të reduktonte dhe kërkesën për mbështetjen me fonde buxhetore për realizimin e këtyre projekteve. Lidhur me këtë kërkesë të Ministrisë së Financave, Transportet janë përgjigjur se dhënia me koncesion e ndërtimit të disa rrugëve të rrjetit rrugor nacional nuk do të reduktonte kërkesën për para nga buxheti. Kjo, pasi ato nuk janë marrë në konsideratë në buxhetin e shtetit sepse janë koncesione të pakërkuara, kryesisht koncesione të formës bot për rrugë të dubluara, si ndërtimi i autostradës Thumanë-Rrogozhinë, ndërtimi me koncesion të formës bot, të autostradës Tiranë-Elbasan, ndërtimi me koncesion i autostradës Tiranë-Kërrabë, Elbasan (me tunel), ndërtimi i rrugës së Arbrit (aksi Tiranë-Bulqizë).
Siguria rrugore
Patenta e një drejtuesi automjeti ka 30 pikë dhe nëse ai nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor, përveç gjobës duhet t'i hiqen edhe dy pikë nga patenta e tij për çdo gabim të bërë. Dhe nëse këto gabime përsëriten shpeshherë, atëherë me këtë metodë të ndjekur, drejtuesit i hiqet patenta. Por realizmi i kësaj metode në Shqipëri duket i pamundur. Sipas MPPTT-së, aplikimi i një sistemi të tillë kërkon një infrastrukturë të zhvilluar teknologjike, një komunikim online midis autoriteteve të kontrollit dhe atyre, që disponojnë arkivat e lejeve të drejtimit.
Rrugët e reja
Korridori Durrës-Morinë
Ndërtimi i segmentit Milot-Rrëshen 26 km (pjesë e korridorit Durrës-Kukës-Morinë) me financim të Bankës Botërore dhe F.OPEC prej 35 prej milionë dollarësh dhe të qeverisë shqiptare.
Ndërtimi i segmentit Rrëshen-Kalimash 60 km, me 4 korsi dhe një tunel rreth 6 km, kosto e parashikuar rreth 500 milionë euro, 50 për qind financim i qeverisë shqiptare, pjesa tjetër me financime të huaja.
Ndërtimi i segmentit Kalimash-Kukës-Morinë (7 lote), me gjatësi 22 km dhe vlerë të parashikuar prej 9.8 miliardë lekë, financim nga qeveria shqiptare dhe ndërtimi i lotit 8 (Kalimash-Kolsh) rreth 6 km, financim i pritshëm i Bankës Islamike për Zhvillim, 35 milionë dollarë.
Korridori Lindje-Perëndim (Korridori 8)
Ndërtimi i segmenteve Lushnjë-Fier 21.5 km, financim i qeverisë italiane për 24 milionë euro.
Ndërtimi i rrugës Fier-Levan-Vlorë 43 km, rreth 101 milionë euro bashkëfinancim i EBRD-së dhe EIB-së.
Ndërtimi i rrugës Qaf Thanë-Pogradec-Korçë, 64 km rreth 90 milionë euro.
Korridori Veri-Jug
Ndërtimi i segmentit Shkodër-Hani i Hotit 39 km (përfshirë unazën e Shkodrës), me vlerë 21.7 milionë euro, me financim të qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare.
Ndërtimi i rrugës Fier-Levan-Tepelenë, 71 km (rreth 70 milionë euro), bashkëfinancim i EBRD-së dhe EIB-së.
Ndërtimi i rrugës Tepelenë-Gjirokastër, 23 km me financim të BEI-it dhe KE-së prej 24.5 milionë euro.
Rrugët turistike
Ndërtimi i rrugëve turistike të plazhit të Divjakës, Fier-Seman, Laç-Patok, Spilles, Gjirit të Lalzit, Shëngjin-Velipojë-Delta e Bunës, si dhe të rrugës së bregdetit jug-perëndimor Vlorë-Sarandë (financim i buxhetit) etj.
Rrugët kufitare
Ndërtimi i rrugës Sarandë-Konispol, me gjatësi 41 km, me vlerë 32.3 milionë euro, financim i qeverisë greke dhe EC-it.
Ndërtimi i segmentit Leskovik-Tre Urat 33 km, financim i qeverisë greke dhe asaj shqiptare.
Ndërtimi i rrugës kufitare të Liqenasit dhe Has-Qaf Prush (350 dhe 650 milionë lekë), si dhe i Rrugës së Arbrit etj.
Rrugë të tjera
Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, 35 km rreth 50 milionë euro (financim i qeverisë greke dhe asaj shqiptare).
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Durrës-Rrogozhinë, 70 km që lidh Portin e Durrësit me korridoret e vendit dhe shmang kalimin në zonën turistike.
Ndërtimi i rrugëve dytësore paralele Rrogozhinë-Lushnjeë-Fier, si dhe ndërtimi i dublimit për katër korsi, Tiranë-Vorë-Milot-Rrëshen etj.
Ndërtimi i rrugëve që parashikohen me sipërmarrje private si aksi dytësor qendror-jugor (Papër-Kuçovë-Berat-Tepelenë) të segmenteve në përbërje të aksit rrugor Tiranë-Dibër (kufi), si dhe të rrugës Rrogozhinë-Thumanë.
Transporti rrugor
349726 ka qenë numri i automjeteve në Parkun e Autobusëve deri në fund të 2007
192 526 kanë kryer kontrollin teknik
11.3 për qind është rritja mesatare vjetore, por shkalla e motorizimit e vogël 9 mjete për 100 banorë
80 për qind e aksidenteve ndodhin për faj të drejtuesit
19.3 për qind e aksidenteve ndodhin si pasojë e shkeljes së rregullave nga këmbësorët
0.7 për qind e aksidenteve ndodhin si pasojë e të metave teknike
17 për qind e aksidenteve ndodhin në Tiranë, 7 për qind në Lushnjë, 6 për qind në Lezhë, 7 për qind në Durrës dhe 7 për qind në Kavajë