Kërcënojnë me grevë urie, nëse nuk plotësohen kërkesat
16/04/2009 Protesta e të verbërve
Neglizhenca e treguar nga qeveria në përmirësimin e kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht të verbërve, ka bërë që këta të fundit të hidhen në protestë para Ministrisë së Punës, ku kanë kërkuar ndërhyrjen emergjente të këtyre institucioneve. Ndërkohë prej muajsh në të gjitha rrethet e vendit janë zhvilluar me dhjetëra tubime pranë organeve përgjegjëse lokale për problemet ekonomike të shfaqura te kjo shtresë. Sipas drejtuesve të Shoqatës së të Verbërve, vështirësitë me të cilat përballen kjo shtresë kanë të bëjnë me punësimin, strehimin si dhe kthimin e borxhit prej 8 milionë dollarësh që u kanë kësaj shtrese. Kreu i shoqatës Sinan Tafaj i ka kërkuar Ministrisë së Punës dhe asaj të Financave që të ndërmarrin politika fiskale që lehtësojnë jetën ekonomike të verbërve, në të kundërt do të futen në grevë urie. "Në vend që qeveria të bëjë politika punësimi, të subvencionojë punëdhënësit tanë, të subvencionojë formimin profesional, na ka sunduar me subjekte të barabarta duke na tatuar, duke na përjashtuar nga çdo lloj përfitimi",- ka deklaruar Tafaj. Ndërsa burimet e Ministrisë së Punës kanë theksuar se “e vetmja pakënaqësi e shoqatës ndaj ministrisë është kalimi i kompetencave për lëshimin e librezës së invaliditetit nga shoqata në Shërbimin Social Shtetëror”.