E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, mendohet kalimi i rimbursimit edhe në klinikat private

16/04/2009  Ndryshimet në spitale nuk do të sjellin lëvizje të çmimeve për ekzaminimet e shtrenjta

Pacientët e siguruar paguajnë vetëm 10 për qind të kostos reale të çmimit

Kostoja financiare e shërbimeve të shtrenjta në spitale do të vijojë të jetë e njëjtë, pavarësisht faktit se spitalet tashmë me ndryshimin e ri të do të përfshihen në skemën e sigurimeve. Referuar këtij ndryshimi, burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se çmimet e ekzaminimeve dhe vizitave të specializuara për sëmundjet e rënda do të bëhen po me të njëjtat çmime siç janë ofruar deri më sot. Konkretisht, pacientët e siguruar për të marrë ekzaminimin e shtrenjtë duhet të paguajnë vetëm 10 për qind të kostos reale, ndërsa ata që nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve janë të detyruar që të paguajnë shërbimin dhjetë fish më shumë. Rimbursimi i këtyre ekzaminimeve ofrohet vetëm pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa spitalet dhe klinikat e ndryshme private nuk e ofrojnë një gjë të tillë për pacientët shqiptare. Megjithatë, edhe për këtë rast është menduar që të bëhen ndryshime. Aktualisht ka nisur puna nga zyrtarët e shëndetësisë për të përgatitur hapat e duhur ligjor, që të bëhet e mundur që rimbusimi i ekzaminimeve të kalojë edhe në sistemin privat. Kjo pasi në skemën e sigurimeve do të përfshihen edhe spitalet private duke filluar në një fazë të dytë të reformës së ndërmarrë për spitalet publike në të gjithë vendin, të cilat janë në lidhje të kontratave me Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. Ndërkohë janë një kategori e caktuar pacientësh që i përfitojnë falas këto ekzaminime, ku përfitojnë fëmijët 0–12-muajsh, invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët si dhe të sëmurët me TBC dhe CA. Pjesa tjetër e të siguruarve paguajnë rreth 10 për qind të kostos reale të shërbimit. Gjithashtu për kategori të caktuara, si fëmijët 0–12-muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët, për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës, si dhe për të sëmurët me tumor, transplant të veshkës, skleroze multiple, talasemia major, barnat e rimbusimit jepen falas. Këto të fundit mund të tërhiqen vetëm pas rekomandimit të lëshuar nga mjeku specialist në lidhje me sasinë e barnave që ata duhet të marrin. Gjatë këtyre ditëve pritet që të publikohen dhe ndryshimet e reja të listës së barnave të rimbusimit, ku është vendosur që pjesë e listës për 2009-n të bëhen dhe disa barna shumë të shtrenjta për sëmundjet e rënda, si leucemia apo transplantet. Lista me llojet e barnave është detajuar nga komisioni përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pritet vetëm kalimi i saj në qeveri.

Rimbursimi në privat

Kryerja e ekzaminimeve të shtrenjta në qendrat spitalore publike, edhe pas shtrirjes së reformës në spitale do të vijojë të bëhet me të njëjtat çmime. Kështu, pacientët që janë të siguruar do të paguajnë vetëm 10 për qind të kostos reale të tyre. Ndërsa pacientët e pasiguruar vlerën e plotë të shërbimit, e cila është dhjetë herë më e lartë. Aktualisht ka nisur puna nga zyrtarët e shëndetësisë për të përgatitur hapat e duhur ligjorë, që të bëhet e mundur që rimbusimi i ekzaminimeve të kalojë edhe në sistemin privat. Kjo pasi në skemën e sigurimeve do të përfshihen edhe spitalet private, duke filluar në një fazë të dytë të reformës së ndërmarrë për spitalet publike në të gjithë vendin, që janë në lidhje të kontratave me Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. Ndërkohë janë një kategori e caktuar pacientësh që i përfitojnë falas këto ekzaminime, ku përfitojnë fëmijët 0–12-muajsh, invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët, si dhe të sëmurët me TBC dhe CA.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›